UBT

Doni të jeni plot shëndet këtë vit që po vjen? Ndiqni këto 10 këshilla

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Të mbash larg sëmundjet, ta mbrosh trupin nga problemet shëndetësore, si edhe të mbrohesh nga shumë faktorë negativë që kërcënojnë shëndetin çdo ditë. Me një fjalë, të arrish të gjesh armët e duhura për të parandaluar sëmundjet.

Kjo është ajo çka sugjeron eksperti italian, Umberto Tirelli, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Onkologjike në Institutin Kombëtar të Onkologjisë Itali, përmes një katalogu të posaçëm të shëndetit për vitin e ri.

Ja 10 këshillat konkrete që paraqet ai:

1) Mos pini duhan.

Nëse pini duhan, ndaluni menjëherë, dhe kjo nuk është kurrë vonë për të gjitha moshat. Mos harroni se edhe tymi i tij mbetet një lloj “droge”, edhe pse e dorës së dytë. Dhe siç mund ta dini, të gjitha drogat janë të këqija.

2) Mos përdorni alkool.

Disa gota verë në ditë, shoqëruar me ushqim mund të bëjë mirë, por kurrë mos pini alkool të fortë midis procesit të ngrënies, përveçse në rrethana të veçanta. Kujdes me alkoolin, pasi ai ka pasoja negative edhe shpirtërore, përveçse fizike.

3) Mbani peshën e duhur.

Po si mund të arrihet kjo? Thjesht duke kontrolluar ushqimin që konsumoni. Duhet të hani sa më pak mish, yndyrna dhe sa më shumë fruta dhe perime. Mos harroni, që për të ruajtur peshën, ju ndihmon edhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm.

4) Të kujdesshëm në makinë.

Mos pini para se të drejtoni makinën, dhe zvogëlojeni shpejtësinë. Mos e përdorni telefonin ndërsa jeni në timon, ose përdorni speaker-phone dhe kufje. Kontrolloni gomat dhe frenat, e vazhdoni të jeni i sjellshëm me shoferët e tjerë dhe respektoni gjithmonë këmbësorët.

5) Kontribuoni në zvogëlimin e ndotjes.

Mobi Casa

Ndotja e mjedisit ndodh kryesisht për shkak të makinave, dhe ju mund të kontribuoni në pakësimin e saj, duke e lënë makinën tuaj në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, të ecni në këmbë dhe aplikoni çiklizmin.

6) Mos frekuentoni solaret për t’u nxirë.

Një këshillë e sinqertë kjo, që mbërrin prej ekspertit italian, i cili shton gjithashtu, se mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për t’u nxirë, natyrisht që mbetet ajo e të marrit rreze natyrale diellore.

7) Shkoni vazhdimisht tek mjeku juaj.

Nëse keni anomali të vazhdueshme, të tilla si kollë, zë i ngjirur, vështirësi në frymëmarrje, apo rrahje të çrregullta zemre, ethe të pashpjegueshme, humbje peshe, gjakderdhje të pashpjegueshme në gojë etj, shkoni tek mjeku dje mos e shmangni atë.

8) Bëni kontrolle për kancerin.

Femrat sidomos duhet që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të hetuar nëse kanë kancer të qafës së mitrës, gjirit; ndërsa meshkujt për prostatën, gjithmonë në varësi të moshës.

9) Mbani nën kontroll rrezikun kardiovaskular.

Mos harroni që gjatë këtij viti të mbani nën kontroll presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

10) Kujdes AIDS dhe hepatitet.

Shmangni ekspozimin e vetes suaj ndaj rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. – See more at: http://www.noa.al/artikull/doni-te-jeni-plot-shendet-kete-vit-qe-po-vjen-ndiqni-keto-10-keshilla/460942.html#sthash.8So9fVPk.dpuf