Eko Higjiena

Doni të bëni këmbim territoresh? Atëherë bëjeni sipas kufijve kadastralë të komunave!

/ 14 minuta lexim
Hidromorava

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA – Në situatë normale, as korrigjim të kufijve e as këmbim të territoreve: Po të kishim politikanë me shkollë fillore të përgatitjes politike nuk do të vinim në situatë që, 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, të bisedojmë me Serbinë për kufijtë e Kosovës dhe statusin e saj politik dhe juridik.

Por, meqë kemi politikanë të fortë në muskuj të gjymtyrëve e që u mungojnë muskujt në koqe, e sidomos muskuli i unazës së prapanicës (prandaj u zgjerohet lehtë dhe shpejt), po bisedojmë për të gjitha që i përshtaten Serbisë duke e kthyer Serbinë në skenë, pasi ajo ishte përjashtuar në qershor të vitit 1999. Kufijtë e të gjitha ish-republikave të ish-Jugosllavisë ishin përcaktuar dhe nuk u ndryshuan edhe pasi u bënë shtete të pavarura dhe sovrane, pas një lufte të imponuar nga Serbia e Millosheviqit, ku rol kishte edhe Millosheviqi i sotëm i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq. Me Maqedoninë Veriore u ndamë të lagur rreth Debëlldesë dhe për pronarët e tokave, shtetas të Kosovës e që u bënë pjesë e këtij shteti, u siguruan lejet që, kur të duan mund t’i vizitojnë pronat e tyre si dhe, për një kohë edhe do të mund të punojnë në to, sipas modelit që e përdor Izraeli ndaj palestinezëve e që i kanë pushtuar pronat e palestinezëve. Mali i Zi u tregua bashkëpunues derisa i vendosi kufijtë brenda territorit që e kishte paraparë 100 vjet e më parë “eksperti” për kadastër i quajtur Knjaz Nikolla i cili, si njësi matëse për shënjimin e kufirit përdori topa, shpata, kama, pushkë, singija, bomba dhe granata pas të cilave pjesa e madhe e banuar me shqiptarë autoktonë u pastrua nga shqiptarët duke i shpërngulur me dhunë apo duke i shndërruar ato toka në varreza masive për shqiptarët e ekzekutuar dhe të torturuar. Gjakun e shqiptarëve dhe krimet e Knjaz Nikollës, Mali i Zi i përdori si tapi apo fletë poseduese për bartjen e pronësisë nga toka shqiptare në tokë të Malit të Zi.

Hashim Thaçi është lojtar i madh kur luan me injorantët, të pakurrizorët, me ata që nuk e duan dhe nuk e dinë çka është atdheu dhe patriotizmi sepse, në mungesë të traditës familjare, nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë as traditën personale. Përveçse janë të pafytyrë, ata nuk kanë as identitet njerëzor, kombëtar dhe moral. Si rrethanë lehtësuese e kanë trashëgiminë familjare apo ADN-në (nëse më lejohet ta citoj eksperten e madhe ndërkombëtare për gjenetikë, juristen dhe politikanen Vjosa Osmani). Hashimi është lojtar i madh i prapaskenave dhe goditjeve nën brez. Madje është edhe më i shquar për ngulitje që ua bënë, kryesisht prapa shpine, ku është edhe vendi i veçantë për ngulitje! Ngulitja, si proces, është tejet komplekse dhe duhet të plotësohen disa parakushte si do të cilësohet: e pabesë, e vullnetshme, dashamirëse, fekonduese, e pritshme, e dëshirueshme, e porositur apo befasuese. Askush në Kosovë nuk përmend lojën me kufij me Serbinë përveç Shkurte Fejzës dhe Hashim Thaçit. Shkurte Fejza, në baza ekskluzivisht patriotike dhe jo materiale, e këndonte këngën për bashkimin e Mitrovicës së ndarë dhe të cilin bashkim me aq mençuri, vendosmëri, patriotizëm dhe sigurisht që nuk e përjashton as sakrificën më sublime po e bën Agim Bahtiri, mik i Shakirës së Kolumbisë, vendlindje e Eskobarit e që, për dallim nga Kosova, ka përfituar në procesin e liberalizimit të vizave. Po edhe Agim Bahtiri ka diçka kolumbiane apo eskobariane, shikimin e mprehtë dhe plot inteligjencë dhe pasionin për zgjerim të territorit. Edhe flokët i ka bërë pis të zeza, si kolumbian i vërtetë dhe i mungojnë vetëm mustaqet për t’u bërë latino-amerikan i vërtetë. Zërin e ka pushkallë sikur që është edhe ashik i madh. Po ku mbeti Hashim Thaçi në këtë mes? As të kërthiza e Agim Bahtirit dhe te fundi i fustanellës së punuar me vek të Shkurte Fejzës! Hashim Thaçi kohën e fundit po flet vetëm për marrëveshje me Serbinë dhe Vuçiqin. Për korrigjim të kufijve dhe për ndërrim të territoreve.

Kësaj teme i është kapur si i trenti kosit, siç thonë! Flet për një marrëveshje obligative me Serbinë pas së cilës do të siguronim një vend në OKB, do të bëheshim pjesë e BE-së dhe NATO-s. Hashimit duhet t’i besohet sepse edhe në procesin e liberalizimit të vizave ia ka “qëlluar” 100 për qind. Hashimi po flet për normalizim të marrëdhënieve me Vuçiqin dhe Serbinë në kohën kur nuk ka asnjë marrëdhënie normale me asnjë shqiptar përveç kotillës politike që i shërben, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Nëse nuk e heq taksën 100 për qind për mallrat serbe, ka rrezik të madh që do ta humbë besimin edhe te Ivica Daçiqi dhe përkthyeses së “malli Sllobës” apo Sllobës së Vogël, Daçiqit të cilën e donte dhe e respektonte më shumë se vet Edita Tahirin! Nëse e analizoni kotillën politike dhe përkrahëse të Hashim Thaçit që e shalon një kohë të gjatë, në mesin e tyre nuk mund ta gjeni edhe as një të vetëm që ka të kaluar kombëtare, kurse moralen e kuptojnë në trajtën që është 100 për qind e kundërt me vlerat morale! Tash këta njerëz mendoni se do të punojnë për interes të shtetit dhe kombit?!!! Kur kurrë nuk kanë pasur, as komb e as atdhe! Apo i kanë shërbyer një atdheu apo kombi tjetër. Ose për faktin se, kombin dhe atdheun e identifikojnë me madhësinë e foteles së përmasave të prapanicës së tyre si dhe shumës në xhirollogari. Hashimi është mjeshtër i ndryshimit të roleve apo karaktereve! Karaktereve!!! E keni parë se me sa entuziazëm e ka pritur formimin e Ekipit Negociator. Madje, një herë është takuar me bashkëkryesuesit dhe, së fundi ka premtuar, meqë Ekipi Negociator sa serioz që është ka kërkuar letra apo diçka të shkruar në letër, së voni ka premtuar se do t’u dorëzojë ca letra… të tualetit ku do të shiheshin informatat e kërkuara, mbase vetëm gjurmë apo stampim i reliefit të prapanicës së kryenegociatorit! Hashimi po luan fort gogla me ta, ashtu siç e meritojnë shkaku se e kanë pranuar një rol të tillë!

Personalisht jam fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë, në çfarëdo forme. As me ia dhënë një milimetër tokë e as me ia marrë (nuk kemi kaçik për këtë) edhe një milimetër. Këtë na pamundëson edhe Kushtetuta e Ahtisar Kosovës. Tash, Hashim Thaçi po deklaron se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, gjë që edhe optimisti më i madh, me të meta të theksuara mendore, nuk e beson. Disa shqiptarë të Luginës së Preshevës e që Luginën e kujtojnë vetëm nga gojëdhënat, apo e kanë dëgjuar si term gjeografik, kanë filluar t’i besojnë këtij premtimi.

Mobi Casa

Ndërsa vetë Hashimi dhe disa të kotillës politike të Hashimit, në përpjekje ta mbrojnë Hashimin, të gjithë atyre që nuk besojnë në këto premtime fatamorganike të Hashimit, i diskualifikojnë duke iu thënë se a jeni kundër bashkimit të Luginës së Preshevës a? Jam kundër ndryshimit të kufijve sepse do të ndahemi të lagur dhe stërlagur. Historikisht, me lojërat pa kufij, shqiptarët gjithmonë kanë humbur! Mirëpo kjo nuk më pengon të dëgjoj mendime të ndryshme edhe kur nuk pajtohem me to. Një mik imi shumë i mirë që më la pjesën e ëmbëlsirës që nuk e hëngri për faktin se nuk i pëlqeu, më dha një propozim për ndryshimin e kufijve dhe ndërrim të territorit me kusht që t’i kthehen 250 hektarë mal të mbetur në Serbi.

Nuk i kërciti palla, as për Trepçën apo Ujmanin! Një tjetër tha se i duhet një territor kah anamorava dhe Karadaku për ta zgjeruar korridorin e kontrabandës me Serbinë e që e zbërthente si bashkëpunim ndërkufitar e që përkrahet shumë edhe nga shtetet e BE-së. Propozimi i tretë m’u duk më serioz dhe më bindës; miku im propozoi që tri komunat e luginës së Preshevës (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) të këmbehen me komunat e veriut (Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqani) të këmbehen në kufijtë ekzistues kadastralë dhe të cilën Serbia kurrë nuk do ta pranonte. Kur ia futëm lapsin + dëshirat, filloi të më bëhet e pranueshme me kusht që Mitrovica të bashkohet, me kryetar Agim Bahtirin dhe askënd tjetër dhe se për Gazivodën dhe Trepçën të mos bisedohet fare. Kështu do të ruhej karakteri shumetnik i Kosovës, kurse Serbia do të spastrohej nga shqiptarët. Mendoj se gjërat do të zhvillohen ndryshe: në këmbim të disa xhamive të Luginës ose ndonjë qendër për kultivim të marijuanës dhe heroinës, shqiptarët e kosovarizuar, me Hashim Xhingis Kanin do të japin territor cilësor. Tash edhe Hashimi po thotë se këtë plan e përkrahin BE-ja dhe Amerika në kohën kur në Amerikë presidenti Tramp po hetohet për afrim të madh me Rusinë dhe Putinin, në dëm të ShBA-së dhe që Hashim Thaçi po thotë se e ka edhe përkrahjen e Putinit. Krejt është ngatërruar leshi! Ndërkombëtarët nuk i kundërshtojnë deklarimet e Hashim Thaçit sepse po përputhet me projektin e tyre.

Kush e kundërshton Hashimin është kundër Amerikës dhe BE-së: Më parë, kur na fusnin në burg dhe na dënonin sikur edhe kur diferenconin familjet tona, thoshin se kush është për liri dhe pavarësi të Kosovës është kundër vëllazërim-bashkimit, kundër Titos dhe Jugosllavisë, kundër Stambolliqit dhe Serbisë, kundër Rrahman Morinës, Azem Vllasit dhe Kosova dhe Metohisë etj. Tash, nëse jemi kundër ndryshimit të kufijve, na akuzojnë se jemi kundër BE-së dhe Amerikës, Hanit dhe Trampit, Mogerinit dhe Salvinit, Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, me një fjalë nuk na kanë lënë derë për ta hapur duke na privuar nga miq dhe armiq! Merreni me mend, alamet burra që kanë qenë në burgje dhe që kanë luftuar, tash dridhen si miu para maçokut, para një letre të Trampit, para fustanit të Mogerinit dhe shallvareve të Johanes Hanit, të prodhuara në Pozharevc të Serbisë! Taksa prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ka qenë veprimi më i butë që ka ndërmarrë Kosova ndaj Serbisë. Dhe si të tillë po na detyrojnë ta pezullojmë. Politikanët tanë “pragmatikë” kanë filluar të kërkojnë një zgjidhje prej Sollomoni, ta pezullojnë taksën dhe ta ruajnë prapanicën duke e mbuluar me flamur të bardhë që diku konsiderohet si simbol i paqes e diku si simbol i dorëzimit! Kryeministrin Haradinaj po e kërcënojnë se do t’ia presë kokën politike nëse e kundërshton pezullimin e taksës sepse, përveç Serbisë, këtë po e kërkojnë miqtë ndërkombëtarë! Hashim Thaçit po i ngutet për marrëveshje dhe atij nuk i konvenojnë zgjedhje të reja përveç se, ose Ramushi të bëhet Hashim, ose që të formohet një qeveri tjetër, pa Ramushin kryeministër. Nuk janë aspak të rastësishme të gjitha këto greva pikërisht në kohën kur po flitet për një marrëveshje idiotike me Serbinë, e quajtur marrëveshje historike. Nuk është taksa 100 për qind siguri për Ramushin se do të mbetet në pushtet sikur që nuk është pezullimi i kësaj takse biletë hyrëse te ndërkombëtarët, pa u pastruar me të kaluarën! Nuk është e rastit edhe shtimi i punës i Gjykatës Speciale që po thërret aq shumë dëshmitarë të dyshuar pikërisht në këtë kohë. Qofsha i gabuar në këto parashikime!

Vjosa Osmani, Maria Kiri e ADN-së dhe gjenetikës: Vjosa Osmane, juriste dhe deputete e LDK-së, njihet si eksperte për çështje kushtetuese! I ka humbur të gjitha rastet para Gjykatës Kushtetues, gjysma e të cilave nuk kanë njohuri elementare për çështje gjyqësore. Së fundi, për ta sulmuar pozitën, përkatësisht PDK-në apo kryetarin e saj, Kadri Veseli i cili, në një intervistë tha se Isa Mustafën nuk e ka rrëzuar PDK-ja, por deputetët e LDK-së duke përmendur Vjosa Osmanin dhe Anton Qunin, që edhe është e vërtetë.

Në fund të fundit, këta as që e kanë votuar Isa Mustafën për kryeministër dhe në këtë kontekst më të ndershëm kanë qenë deputetët e PDK-së që e kanë votuar Isën se nja 10 deputetë të LDK-së që nuk e kanë votuar propozimin e Isës dhe të cilët Isa i pati anatemuar publikisht, sikur ajatollahët e Iranit që e anatemuan shkrimtarin Salman Ruzhdi. Si përgjigje ndaj deklaratës së Kadri Veselit, Vjosa Osmani tha se PDK-ja e ka ADN-në e tradhtisë dhe të mashtrimit në gjenet e saj, duke injoruar faktin se, tradhtia sikur edhe mashtrimi nuk trashëgohen, por fitohen më vonë. Gjenetika dhe ADN-ja nuk e përcaktojnë se kush do të bëhet mashtrues, tradhtar, hajdut, politikan, i keq apo i mirë por se, nëpërmjet gjeneve kushtëzohen disa veçori fizike dhe shëndetësore. Embrioni nuk ngjizet me gjak, por me spermatozoid dhe në bazë të kësaj përcaktohet më vonë struktura gjenetike. Jo se PDK-ja është ndonjë parti në emër të së cilës duhet të bësh be dhe rrufe për ndershmëri dhe besë mirëpo, LDK-ja, e ngjizur nga koqet politike, njerëzore, kombëtare dhe morale të Rrahman Morinës, si trashëgimtare e Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë, si dhurues i spermës politike dhe programore, kombëtare dhe morale, do të duhej të ishte partia e fundit që të mbajë ligjërata për besë dhe ndershmëri! Pastaj, përpjekjet për ta mbrojtur Kadri Veselin nga një diversion diletant gjenetik i Vjosa Osmanit, të disa tereqëve dhe tarakeshave të PDK-së e degraduan krejtësisht mbrojtjen deri në neveri! Edhe këta “mbrojtës”, duke e huqur temën e mbrojtjes, u barazuan me Vjosa Osmanin, vetëm në një terren tjetër! Mustafa Nano kohë më parë pati deklaruar se shumica e shqiptarëve janë serbë, jo se kanë bërë transfuzion të gjakut, por se janë shkërdhyer nga serbët dhe për këtë qenka përzier gjaku! Ilustrim shumë i ulët, por me këtë hiqet dilema se a më e vjetër është pula (sperma) apo veja (gjaku). Për ata që e duan gjenetikën dhe ADN-në!