Donald Trump: Obama President, bota po na qesh

Miliarderi Donald Trump ka reaguar me zemërim në Twitter pak minuta pasi mediat filluan të japin lajmin e fitores së presidentit Barack Obama.
“Ne nuk mund të lejojmë kjo të ndodhë. Ne duhet të hyjmë në Washington dhe të ndalojmë këtë parodi. Kombi ynë është i ndarë tërsisht.Bota po qesh me ne. Kjo zgjedhje është një mashtrim total dhe një parodi. Ne nuk jemi një demokraci”, kishte shkruar Trump në Twitter.
Ai kërkoi revolucion dhe deklaroi se kjo është një padrejtësi e madhe dhe e shpifur.“Ai humbi votën popullore, por fitoi zgjedhjet. Në këtë vend duhet një revolucion,” shkroi Trump.
Trump duket se e ka një ngushëllim, faktin që kongresin e kontrollojnë republikanët. “Për fat, Kongresi mund të mbajë vendin tonë bashkë edhe për katër vite të tjera. Ata nuk duhet të lëshojnë asgjë për Obama-n nëse nuk heq dorë nga reforma shëndetësore”.
Sulmet e Trump u bënë më të shpeshta përpara zgjedhjeve. Madje ai pretendoi se kishte një dokument shumë të rëndë për Obama-n, por në fund rezultoi një bllof./Zëri/