United Hospital

Donald Trump i dërgon letër presidentit Thaçit: E ardhmja e vendit tuaj është e ndritur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Populli amerikan më bashkangjitet në urimin për të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, shkruhet në letër

Uji Dea

“Lidhja e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gdhendur nga një angazhim i përbashkët për zhvillimin e Kosovës si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik. Ne urojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në tetor dhe tani shohim përpara në përpjekjet e vazhdueshme të juaja për paqe, drejtësi dhe përparim për popullin e Kosovës dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Ne ju dëshirojmë sukses këtë vit teksa do të fokusoheni nën normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, fuqizimin e sundimit të ligjit, dhe krijimin e kushteve për rritje të sektorit privat”, shton ai.

“E ardhmja e vendit të juaj është e ndritur. Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara në lidhjet tona të forta bilaterale, të forcuara nga puna e madhe e popullatës së juaj dinamike dhe angazhimin e juaj të vazhdueshëm për vlera të përbashkëta”, përfundon Trump në letrën e tij./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.