UBT

Donacion për SHFMU “Abdullah Tahiri” në Malishevë të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të mërkurën në SHFMU “Abdullah Tahiri” në fshatin Malishevë, arriti një donacion vullnetar, pajisje me topa sporti për nxënësit e kësaj shkolle. Donacioni erdhi nga aktivisti më energjik i fshatit Malishevë z. Artan Bejta, i cili gjithmonë në mënyrë vullnetare përkujdeset për krijimin e kushteve të favorshme për shkollën tonë, e në përgjithësi me punë vullnetare në ambientet e fshatit Malishevë.

Artan Bejta, ka ndihmuar në vazhdimësi shkollën tonë, duke u përkujdesur për investimin në ndriçimin e shkollës, po ashtu edhe në shumë punë tjera vullnetare për tërë fshatin në përgjithësi.

Drejtori i SHFMU “Abdullah Tahiri” z. Rashit Sahiti, ka falënderuar përzemërsisht aktivistin e fshatit Malishevë z. Artan Bejta, duke u përkujdesur fuqimisht për shkollën tonë dhe për tërë fshatin Malishevë. Si drejtor i SHFMU “Abdullah Tahiri”, po ashtu edhe në emër të Kryesisë së Këshillit të fshatit Malishevë deklaroj se gëzohem për faktin se këto pajisje sportive lehtësojnë punën e mësimdhënësve dhe nxënësve në lëndën e Edukatës Fizike. Kjo shkollë për neve është e veçantë në fshatin tonë dhe trajtimi ynë ndaj saj, përherë ka qenë i tillë nga të gjithë qytetarët tanë. Këtë e them për faktin se nga viti në vit kushtet dhe infrastruktura e brendshme në këtë shkollë po vijnë duke u përmirësuar, e kjo falë bashkëpunimeve dhe donacioneve siç është edhe ky i sotmi. Ai ka deklaruar se z. Artan Bejta është shembull i një qytetari të ndershëm, një aktivist vullnetar i cili punon fuqimisht dhe pareshtur në interesa të përgjithshme të fshatit. Të gjithë qytetarët duhet të jem shembull i një qytetarie aktive, ashtu siq është z. Artan Bejta.

Uji Dea

Ndërkaq, profesori i Edukatës Fizike në këtë shkollë, Bashkim Hyseni, ka falënderuar vullnetarët e kësaj iniciative, të cilën e vlerësoi shumë të rëndësishme dhe bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen nga të gjithë qytetarët tjerë. Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të jenë model i rëndësishëm i punës vullnetare për fshatin Malishevë, në mënyrë të tillë që të krijojmë kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Nga ana tjetër, donatori z. Artan Bejta, ka falënderuar drejtorin e kësaj shkolle z. Rashit Sahiti, për punën dhe angazhimin maksimal që e bënë në udhëheqjen dhe menaxhimin e kësaj shkolle, po ashtu edhe angazhimin maksimal që po jep si Kryetar i Këshillit të Fshatit Malishevë. Ai ka deklaruar që do të vazhdojë të punojë fuqimisht në angazhimin e një qytetarie aktive në të gjithë fshatin Malishevë, duke proceduar më tutje në dhënien e donacioneve tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.