RCCOLA

Donacion automjeti 220 mijë eurosh për shërbimin e zjarrëfikjes në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Njësia Profesionale e Shpëtimit dhe Zjarrëfikjes në Gjilan sot ka pranuar një automjet mese të nevojshëm, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, kurse gjatë fundit të muajit pritet që këtij shërbimi si donacion ti vie edhe një automjet tjetër dhe pajisje përcjellëse, nga një bashkatdhetari yni i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Me këtë rast në këtë ngjarje me rëndësi për shërbimin e zjarrfikës, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i cili shoqërohej nga U.D. i drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ç’rast ka përgëzuar këtë shërbim për këtë automjet dhe ka falënderuar ministrinë për këtë donacion shumë të nevojshëm.

“Ky donacion që ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, është mese i nevojshëm dhe i domosdoshëm për Shërbimin e Zjarrfikësve në Gjilan por edhe për sigurinë e qytetarëve në këtë regjion. Karakteristikat që i ka ky automjet do të bëjë të mundur intervenimin më të shpejtë dhe me efikasitet të lartë në shuarjen e zjarreve dhe krijim të sigurisë për qytetarët e Komunës së Gjilanit, por edhe mbrojtjen e hapësirës së Komunës në përgjithësi”, ka thënë nënkryetari Kadriu, duke bërë të ditur se gjatë fundit të muajit zjarrfikësit e Gjilanit, do të pranojnë edhe një donacion tjetër nga një bashkatdhetar yni i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Eco Higjiena

Ndërsa nga ana e tij shefi i këtij shërbimi, Shaip Ismaili, ka thënë se ky është një automjet sulmues me karakteristika shumë të larta, që mundëson intervenim të suksesshëm në fikjen e zjarreve.

“Këtë donacion e kemi kërkuar për tri vite me radhë. Është një automjet i cili kap vlerën mbi 220 mijë euro, është modern dhe shumë i përshtatshëm për intervenim të shpejt. Është automjet sulmues që ka pajisje nga më të ndryshmet, por edhe hapësirën për një ekip mjaft të madhe të zjarrfikësve, që mundëson fikjen e zjarreve për një kohë më të shpejt”, ka thënë ndër të tjerash Ismaili./rajonipress/