ARKATANA

Don Shan Zefi jep komentet e tij për Thaçin, Haradinajn e Kurtin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka dhënë opinionet e tij për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin.

Don Shan Zefi, Presidentin e Kosovës e ka vlerësuar për rolin e tij në UÇK dhe në përpjekje për çlirimin e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Kam raporte miqësore me zotëri Thaçin. Ka pasur rol të madh në UÇK dhe bashkë me djem e vajza tjera kanë dëshiruar të flijohen për Kosovë. Pa dyshim mbetet figurë”.

Don Shan Zefi fjalë të mira ka pasur edhe për Ramush Haradinajn, të cilin poashtu e vlerëson për rolin në luftë.

Hidromorava

“Kam raporte të mira edhe me Ramush Hardinaj. Nuk e mohoj se e kam edhe shokë. Është e dhimbshme që shumë anëtarë të familjes së tij kanë vdekur në luftë. Ramushi ka një natyrë më popullore dhe të detyron ta duash disi. Ramushi është një njeri i mirë”.

Duke folur për Albin Kurtin, Don Shan Zefi thotë se atij do t’i kishte sugjeruar që t’i lë anash hatërmbjetjet dhe të formojë qeverinë.

Ai ka thënë se populli ua ka dhënë besimin VV-së dhe LDK-së për të ndërtuar institucionet dhe këto duhet të dërgojnë para këtë vullnet.

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, thotë se Albinin e mban mend nga protestat studentore dhe sipas tij studentët shpesh shkonin në oborret i kishave katolike për të marrë bekimin për protestat e tyre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.