Dominojnë veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Dhuna në familje”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se në komunën e Kllokotit ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Uji Dea

Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/