ARKATANA

Dominojnë aktakuzat për posedim të armëve, furnizim të tyre dhe vjedhje e rëndë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se në komunën e Vitisë, ka shkaktuar aksident në komunikacion, duke goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

United Hospital

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.