Eko Higjiena

Domatja, perimja që lufton çdo sëmundje

/ 5 minuta lexim

Domatja është një bimë barishtore, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Përveç se është e shijshme, domatja ka dhe disa elementë shumë të nevojshem për organizmin e njeriut. Përmendim këtu karotenin, vitaminën C, vitaminën A, antocianin likopenin. Likopeni gjendet me shumicë te domatja dhe është një element natyral me veti shumë të forta antioksiduese.

Likopeni është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës. Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë.

Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjve inflamatore të lukthit. Domatja e fresket, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike.

VLERAT USHQYESE

Por jo vetëm vitamina. Domatja është e pasur edhe me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës.

Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun. Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.

Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë.

ANTIOKSIDUESE

Domatet janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.

Fidanishtja

ANTIKANCEROZE

Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj.

Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.

Likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

HISTORIKU

Si mbërriti në Evropë “Molla e dashurisë”

Domatja e ka origjinën në zonën e Amerikës Jugore qendrore dhe pjesën jugore të Amerikës së Veriut, zonë që sot është midis Meksikës dhe Peruse. Azekët e quajtën atë xitomatl, termi ky i përdorur për të treguar fruta të ngjashëm me njëra-tjetrën, zakonisht të lëngshëm. Salca e domateve u bë një pjesë integrale e kuzhinës Azteke.

Disa thonë se ishte një domate përforcuese, ndoshta është kjo arsyeja pse në frëngjisht ajo u quajt pomme d’amour, “molla e dashurisë”. Domatja mbërriti në Evropë në vitin 1540, kur spanjolli Hernán Cortés u kthye në shtëpi dhe solli mostrat e saj, por kultivimi dhe shpërndarja e saj ka pritur deri gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë./Shqiptarja/