UBT

Domatja pastron organizmin dhe shkrin kilogramët

/ 2 minuta lexim

Domatja është ushqim i përsosur për dietë. Prandaj edhe është me pak kalori (në 100 g ka vetëm 18 kalori), është e pasur me vitamina A dhe C, kalium dhe likopen, antioksiduesin më të fortë i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet malinje.

Kjo dietë zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pas dy ditësh pauzë. Gjatë dietës harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathin me yndyrë, ndërsa hani mish pule, peshk, pemë, perime dhe drithëra integrale. Nga yndyrat mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa prej erëzave kripën, piperin dhe bimët aromatike. Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë qumësht të ftohtë. Hani së paku katër herën ditë. Kafjalli dhe zamra mund të jenë edhe pa domate, ndërsa për drekë dhe darkë duhet ta hani këtë perime.

Mobi Casa

PROPOZIMET E GJELLËVE ME DOMATE

– Domate me djathë: Përzieni 300 g domate të prera, 200 g djathë të ri, shtoni një lugë vaj ulliri dhe e erëzoni me borzilok. Me sallatë hani edhe 30 g bukë integrale. – Makarona me sos domatesh. Qëroni dy karota dhe i fërgoni në vaj ulliri, shtoni 50 ml supë pule dhe i përzieni edhe pesë minuta. Shtoni 450 g domate të copëtuara, shtoni kripë, piper dhe gjysmë luge mjaltë. Gatuani 100 g makarona integrale dhe i përzieni me sos. – Sallatë greke: copëtojeni kokën e qepës, dy domate dhe një trangull të madh. Ju shtoni vaj ulliri dhe e erëzoni sipas shijes. Me sallatë hani edhe 30 g bukë integrale. – Supë e ftohtë pikante: Preni 300 g domate, një spec dhe një trangull, i hidhni në blender dhe u shtoni një lugë vaj ulliri, dy thelb hudhër. I shtoni kripë dhe piper dhe e ftohni.