Domatja mike e zemrës

Sipas studimeve të fundit, lykopen-i , pigmenti kryesor që i jep ngjyrën e kuqe domates së pjekur dhe pigmente të tjera të verdha e të kuqe, karakteristike e frutave si shalqiri, kajsia dhe rrushi, rezulton se kanë efekte të dobishme në sistemin kardiovaskular.

Disa kërkime të bëra kohët e fundit nga Prof. Yoav Sharoni, i Universitetit Ben Grion në Negev të Izraelit, me rastin e një seminari mbi përditësimet shkencore për lykopen-in, konfirmojnë efektet e dobishme të këtij pigmenti në sistemin kardiovaskular, ndër të cilat edhe në uljen e tensionit të gjakut dhe të oksidimit të kolesterolit LDL ( i ashtuquajturi kolesteroli i keq). Lykopen-i i përket grupit të karotenoideve natyrale, molekula me origjinë vegjetale që ndikojnë në mbrojtjen e syve dhe lëkurës.

Ai ka veçanërisht aftësi shumë të larta antioksiduese dhe ndikon kundër oksidimit të kolesterolit LDL, njëjtë nga shkaqet kryesore të formimit të pllakave ateromatoze, të cilat janë përgjegjëse për çrregullimeve vaskulare, si për shembull për bllokimin e arterieve koronare dhe patologji të tjera arteriale ne përgjithësi.

Studimet e tanishme për vetitë antioksiduese dhe kundër radikaleve të lira të lykopen-it hapin një perspektivë interesante për shëndetin e sistemit kardiovaskular, duke kundërvepruar kështu ndaj njërit prej kërcënimeve më të mëdha të shekullit XXI.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).