Domatet ulin rrezikun e goditjes në tru

Një dietë e pasur me domate mund të ulë rrezikun e goditjeve në tru, sipas një studimi të kryer nga disa shkencëtarë në Finlandë. Ata po studionin impaktin e likopenit, i cili gjendet me shumice tek domatja dhe është një element natyral me veti shumë të forta antioksiduese.
Një studim u përfshinë 1031 burra për 12 vjet dhe rezultoi se ata që kishin sasi më të madhe likopeni në gjak, ishin më pak të rrezikuar nga goditjet në tru. Tani ajo që duhet të zbulojnë është se pse likopeni, që gjendet po ashtu te specat e bostani, ka këtë efekt. Studimi thotë se nga 258 burra që kishin nivel të ulët likopeni në gjak, 25 pësuan goditje në tru, ndërsa në 259 burra që kishin nivel të lartë, numri I atyre që pësoi goditje ishte 11.
Kjo do të thotë se një dietë e pasur me likopen ul me 55 për qind rrezikun e goditjeve. Dr. Jouni Karppi nga Universiteti i Eastern Finland në Kuopio thotë se zbulimet u shtohen studimeve të tjera në të shkuarën, sipas të cilave konsumi i madh i perimeve dhe frutave ulte rrezikun e goditjeve në tru. Rekomandojmë që njerëzit të hanë 5 herë në ditë fruta e perime – thotë ai. /Dukagjini.com