Fundamenti

Domatet kundër plakjes

/ 3 minuta lexim

Veç të mirave tjera shëndetësore, domatja mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e pamjes rinore duke penguar plakjen e lëkurës.

Kjo perime në të vërtetë është e pasur me një substancë të quajtur likopen, ajo e cila ia jep edhe ngjyrën e kuqe asaj. Efekti më i vlefshëm i likopenit është se bllokon veprimin e radikaleve të lira, të cilat janë substanca që trupi ynë i prodhon si mbetje.

Radikalet e lira, në mesin e efekteve negative, nxitin plakjen e lëkurës duke dëmtuar qelizat. Veç kësaj, ato nxitin dhe shtojnë gjasat e prekjes nga lloje të ndryshme të kancerit.

Në këtë aspekt, domatet janë shumë të çmuara për bukurinë e lëkurës është një armë efikase në parandalimin e kancerit. Sipas ekspertëve, edhe më efektive se domatja e freskët në këtë aspekt, është koncentrati i saj, pasi ai përmban likopenin në shkallë shumë më të lartë.

Si të përgatisni koncentratin e domates?

E gjitha çfarë duhet të bëni për të nxjerrë më shumë likopen nga domatja, është ta zieni atë dhe ta përfshini të zier në ushqimin tuaj.

Mobi Casa

Kur domatja zihet, nxehtësia bën që uji përbërës i saj të avullojë duke i lënë në nivel më të përqendruar përbërësit tjerë ushqimorë, në mesin e tyre edhe likopenin. Në këtë mënyrë ju fitoni një koncentrat domatesh që ka në përbërjen e saj 10 herë më shumë likopen se sa domatja e freskët.

Dobitë tjera të domates

Sipas studimeve italiane, domatja ka edhe të mira të tjera shëndetësore, veçanërisht sepse është e pasur me shumë vitamina dhe kripëra minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë.

Prej përbërësve me të cilat është pasur kjo perime janë:

Kaliumi – i cili është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakutKalcium – i cili është i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të fortaHekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C – të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve, dheFibrat – lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit tretës si dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e peshës normale. /mjeku/