Fundamenti

Dollenberg: Imuniteti natyral mbron më shumë se vaksina, por vetëm 6 muaj

/ 3 minuta lexim

Tashmë emri Aurora Meta-Dollenberg është i njohur për të gjithë, pasiqë gjatë gjithë kësaj kohe pandemie, të gjithë mjekët nga diaspora kanë dhënë kontributin e tyre për vendlindje, qoftë përmes këshillave, platformave dhe protokolleve të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Dollenberg, mjeke e specializuar në Gjermani, njëherësh kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE), theksoi se imuniteti natyror ndaj Covid është më i mirë, por kjo nuk të mbron nëse kanë kaluar 6 muaj, në të kundërtën, njerëzit duhet të vaksinohen.

Gjithashtu mjekja nuk kurseu kritikat për vendimin e qeverisë për të lënë kufirin gjatë verës pa masa kufizuese. Sipas saj, kjo ka ndikuar në rritjen e shifrave në vendin tonë.

“Shqipëria për mua bëri gabim që gjatë verës nuk kishte asnjë masë kufizuese për turistët apo emigrantët që kthehen në vendin e tyre. Masat parandaluese duhet të ishin vendosur në kufi edhe gjatë verës, njerëzit që kanë ardhur për pushime në Shqipëri nuk kishte asnjë kufizim dhe kanë sjellë variantet e reja “Delta” dhe “Mu”. Shqipëria nuk pati asnjë kontroll dhe kjo ka kontribuar në rritjen e shifrave në Shqipëri mbi 500 në ditë. Doza e tretë nuk është aplikuar as në Gjermani, sepse kemi një popullsi të madhe që pret dozën e dytë. Nuk ka asnjë qeveri që i ka dhënë prioritet dozës së tretë të vaksinës”, tha fillimisht mjekja Dollenberg.

Nënat shtatzëna dhe fëmijët a duhet të vaksinohen?

“Nga të dhënat e studimit në Gjermani po vaksinohen disa gra shtatzanë dhe fëmijët 12 vjeç. Mjekët na tregojnë që edhe në gra shtatzëna po aplikohet, dhe vaksina nuk krijon probleme shëndetësore. Është e sigurt dhe nuk ka asnjë rast komplikacioni. Shumë shpejt edhe fëmijët mund të nisin të vaksinohen.

Imuniteti sa zgjat?

Fidanishtja

“Ata që kanë kaluar Covidin, kanë vetëm 6 muaj mbrojtje, madje edhe më të mirë se vaksina për variantet e reja “Delta” apo “Mu”. Por pas 6 mujorshit të parë, edhe nëse e ke kaluar në mënyrë natyrale, duhet të vaksinohesh me dy doza pasi nuk ke antitrupa.

Masat për Covid, a mund të ndodhë ndonjë mbyllje tjetër e fortë e vendit?

“Nëse vaksinohet dhe rritet përqindja e vaksinimit, nuk do të ketë mbyllje të fortë, por vetëm në nivele lokale. Në nivele kombëtare mbyllja totale është komplet e përjashtuar si mundësi. Nëse mbi 80 % e Europës vaksinohet, atëherë kjo luftë është e fituar dhe mund të ngremë flamurin e fitores”, përfundoi mjekja.

VIDEO:

https://www.facebook.com/watch/?v=6110176702387717

Dollenberg: Imuniteti natyral mbron më shumë se vaksina, por vetëm 6 muaj