Hidromorava

Doli nga shtypi revista “Nositi”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këto ditë doli nga shtypi Revista Letrare-Kulturore “Nositi”, Nr 13, viti XIII, 2019, në Dardanë, në botim të Klubit Letrar “Nositi”, kryeredaktor i së cilës është Nexhat Rexha, në 205 faqe, ndërsa fotografitë e kopertinës janë të Arian Mavriqit.

Lexuesit dhe krijuesit kamenicas që moti kishin një ëndërr që të kishin një revistë të tyre letrare e kulturore, e cila aspiratë u realizua në vitin 2002, me daljen e numrit të parë në dritë të Revistës Letrare- Kulturore “Nositi” kur u tejkaluan vështirësitë e shumta të natyrës: arsimore, materiale- financiare, hapësinore e të tjera. Po, si pohonte famshmi- Esad Mekuli se me pak dije e me shumë vullnet, u tejkaluan të gjitha ato pengesa në rrugëtimin e kësaj reviste. Aty gjetën vend për botim të fjalës së tyre artistike, shumë krijues fillestarë, jo vetëm nga hapësira territoriale e kësaj komune, po edhe nga hapësirat tjera territoriale.

Që nga fillimi i botimit të saj, disa krijues me shkrimet e tyre u afirmuan, jo vetëm në nivelin kombëtar, po edhe në hapësira ndërkombëtare, përmes përkthimit të veprave të tyre letrare në gjuhë tjera, si në anglisht, rumanisht e gjuhë të tjera.

Në 39 faqet e para të kësaj reviste botohen punimet e krijuesve letrarë, në poezi dhe prozë, nga Konkursi letrar i manifestimit kulturor: “ Lulëkuqet e prillit’, 2019, të gjitha ato krijime që u shpërblyen me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Prirë nga poezia e Arsim Halili: “Ditari B…” që zuri vendin e parë, për të vazhduar me krijimet e shpërblyera të: Xhavit Beqirit, Ramë Oraca, Nexhat Rexha, Baki Krasniqi, Raif Gashi, Fehmi Ajvazi, Sadete Tërnava-Osmani, Muhamet Halili, Vebi Krasniqi dhe Bedri Tahiri.

RCCOLA

Në këtë numër të “Nositit” lexuesit i prezantohen shkrimet e autorëve: Sabile Keçmezi- Basha, Shpresa Ajvazi- Shehu, Kimete Kryeziu, Bajram Kallaba, Musa Ahmetaj, Selvete Abdullahu, Nijazi I. Kastrati, Jasmir Morina, Elionita Rexhepaj, Zamira Rexhepaj, Lidiona Maroca, Sinan Sadiku, Hysen Matoshi, Nexha Rexha, Sherafedin Kadriu, Pastor Femi Cakolli, Sylejman Morina dhe Faton Krasniqi. Secili nga punimet e publikuara ka vlerën e vet, por, mendoj, se duhet të veçohen, për nga temat e trajtimit, ato të: Sinan Sadikut, Hysen Matoshit e Nexhat Rexhës.

Duhet të theksohet se këtë numër të “Nositit” e mbështeti financiarisht Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MKRS, përmes departamentit të Kulturës.

Kjo revistë ka rol me rëndësi në kultivimin, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave letrare, kulturore e kombëtare të kësaj treve./xhavit kryeziu/rajonipress/