Doli nga shtypi numri më i ri i revistës “Jehona”
Doli nga shtypi numri i ri i Revistës “JEHONA”, i 101-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike.
“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Këshilli Nacional”, pro te contra pjesëmarrjes në zgjedhje. Në qoftë se zgjedhjet e kaluara për Këshill Nacional ishin eksperimental, nga se ishin të parat e këtij lloji në Luginë, këto të dytat duhet të jenë profesionale dhe gjithëpërfshirëse, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.
Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.
Në rubrikën Aktualitete janë të vijëzuara veprimtaritë rreth Zyrës për zhvillim ekonomik lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve publike: Kush fiton dhe kush humb në këtë proces?!
Në numrin e ri të revistës “Jehona”, me interes për lexuesit është vizita e kampionit botëror në Kick – Box, Edvik Abdullahu, i cili i zyrtarizoi Federatat shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës e Kick – Box-in botëror.
“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe reportazhin: “Jetoj me dashurinë, që kam për Tërnocin!” Vizita speciale e z. Eshrefit, nipit të Mulla Arifit, nga Shkupi. Ai, për herë të parë viziton Tërnocin dhe ka shumë emocione për vendlindjen e tij.
Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, shkrimin interesant me titull: “Ku po lindin nënat shqiptare të Luginës?!”, pastaj opinione të ndryshme rreth infrastrukturës, jetës kulturore dhe arsimore në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.
“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, jo vetëm në Luginën e Preshevës, vazhdon të jetë lidere e gazetarisë së shkruar edhe sot pa ngjyrime e anime partiake, gjithnjë në shërbim të informimit të qytetarëve: drejtë, shpejtë dhe korrekt.
“Jehonën”, mund ta gjeni nëpër Qoshqet e ish “Rilindjes”, në Bujanoc, Preshevë, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe përmes ëebfaqes: ëëë.jehonapress.com edhe në diasporë.
Me “Jehonën” jeni më afër Kosovës Lindore, kësaj Dege të ndezur të Arbrit! Lexim të këndshëm! “JEHONA”, REVISTA E GJITHË SHQIPTARËVE./rajonipress/


