Fundamenti

Doli nga shtypi numri festiv i revistës “JEHONA”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Doli nga shtypi numri i ri festiv i Revistës “JEHONA”, i 104-ti me radhë, e cila për lexuesit e saj, sjell tema e materiale nga fusha të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike, si dhe dhuratën speciale KALENDARIN 2015.

“Jehona”, si zakonisht fillon me komentin redaksional: “Jehona e fundvitit”, në të cilin bëhet fjalë për rolin dhe rëndësinë e festës më të gjatë të vitit. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato, thuhet mes tjerash në komentin redaksional.

Me interes për lexuesit, gjithashtu, janë edhe shkrimet lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përreth saj.

Në rubrikën Aktualitete janë të theksuara veprimtaritë rreth takimeve të liderëve lokalë me ata rajonalë e ndërkombëtarë, pastaj për lajmin e mirë për hapjen e zyrës së përfolur për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Gjilan. Zyra do të bëhet funksionale shumë shpejtë dhe zyrtarët që do të emërohen aty do të jenë 24 orë në shërbim të realizimit të të drejtave Civile për qytetarët që vijnë nga ajo pjesë, por edhe për qytetarët që jetojnë në Gjilan edhe më tutje si rezident, por pa të drejta të njohjes së dokumentacionit”, është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Në vazhdim të aktualiteteve jepen konferencat e organizuara për Luginën e Preshevës në Preshevë, Gjilan dhe Prishtinë. Në këto konferenca e tribuna morën pjesë shumë emra të shquar të politikës dhe kulturës shqiptare, u lexuan kumtesa dhe u nxorën konkluzione me interes shoqëror dhe kombëtarë.

ARKATANA

E një rëndësie të veçantë është miratimi i buxhetit komunal për vitin 2015, miratimi i vendimit për ndërrimin e emrave të rrugëve në kudër të Komunë së Bujanocit, si dhe lajmin e mirë se së shpejti do të filloj ndërtimit i godinës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, në Bujanoc. Këtë lajm e kanë konfirmua Shefi i delegacioni të BE-së në Serbi, Michael Devenport me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Me interes janë shkrimet lidhur me vizitën miqësore të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, me Myftinitë e Maqedonisë Lindore. Kjo është vizita e dytë e radhës, që po e zhvillon Myftiu Saqipi, në Maqedoni, pas asaj që pati, vjet me kryetarin e Bashkësisë Islame në Shkup, Sulejman Rexhepi. Gjithashtu, me rëndësi është edhe takimi i koordinatorit të lëndës fetare, në kuadër të BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi, me punëtorët arsimorë të lëndës fetare nëpër shkollat shqipe të Luginës së Preshevës.

“Jehona”, për lexuesit e saj të dashur sjell edhe urimin e sinqertë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Beograd, në kudër të samitit të Kinës me Europën juglindore.

Numër i ri i “Jehonës”, sjell gjithashtu, shkrime interesante nga fusha e arsimit, kulturës, sportit etj.

“Jehona”, revista e parë dhe e vetme e pavarur në gjuhën shqipe, sjell për lexuesit e saj Kalendarin vjetor, në shenjë dhurate, duke ua uruar fetën më të dashur të vitit: Vitin e Ri 2015.(foto ilustrim)/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.