Mobi Casa

Doli nga shtypi libri i titulluar “Labirintet e mallit” i autorit Genc Mekaj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sapo ka dal në qarkullim libri më i ri titulluar “LABIRINTET E MALLIT” i shkrimtarit Genc Mekaj. Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “Koliqi” në Prishtinë. Në këtë libër vargjet e poezisë trajtojnë temat aktuale, ku secili prej nesh përballemi me to thuajse çdo ditë dhe kemi përjetimet tona.

Në librin me poezi “LABIRINTET E MALLIT” qysh me fillimin e shfletimit të librit dhe poezive të shton kureshtjen dhe ndjenjën e padurueshme për të lexuar poezitë e thurura bukur. Ky libër është frymëzues dhe tërheqës për lexuesit.

Mobi Casa

Autori në librin me poezi ka një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë”, ku secila prej tyre ngërthen dhe reflektojnë ndjenja dhe mesazhe të ndryshme, gjithashtu mund të themi se është: frymëzues, kreativ, emocionues, tërheqës dhe i shkëlqyeshëm.

Përveç krijimtarisë autori në librin “LABIRINTET E MALLIT” shfaq edhe reflektimin e brendshëm shpirtëror, i cili në çdo poezi përcjell ndjenja të fuqishme si: ndjenja malli, vuajtje, largësie dhe mesazhe për jetën, dashurin, sëmundjen etj. ku të gjitha këto i fut në labirintin e pafund.