HW

Doli nga shtypi libri i ri i profesorit Safet Zejnullahu

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këto ditë, UBT botoi edhe një libër profesional dedikuar studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim. Libri “LAJMI në kohë lufte e krize”, me autor profesorin në këtë fakultet, Safet Zejnullahu, përmbledh fakte e fenomene nga një kohë e rëndë e funksionimit të medias në shqip, me theks të veçantë punën e Qendrës për Informim të Kosovës dhe medieve të tjera, nga vitet ’90 deri më 1999, përfshirë edhe disa zhvillime të medias në Kosovë pas kësaj periudhe.

Libri i ndarë në shtatë kapituj është rezultat i një hulumtimi të gjerë për funksionimin e medias në Kosovë në periudhën që përfshin.

Në të përfshihen ngjarje e zhvillime të rëndësishme, që nga terri informativ i krijuar me mbylljen e dhunshme të medieve në gjuhën shqipe e deri te krijimi i mediave të reja që e sfiduan terrin dhe u bënë profesionale, të besueshme e të cituara nga mediat më të rëndësishme botërore.

Temat që trajtohen në libër janë:

I. Lajmi dhe lufta; Një historik i shkurtër; Rrënimi dhe kthesa; Shkatërrimi me ligje e vendime; Mbyllja e medieve; Përpjekjet për mbijetesë; Gazetarët dhe gazetat objekt i dhunës; Vitet e’90-ta;

II. Qendra për Informim e Kosovës; Rrjeti i bashkëpunëtorëve; Vrasja e Enver Malokut; Shqiptarët e fituan luftën mediale ndaj serbëve; QIK-u dhe gazeta e parë e mbrëmjes; “Pres Qendra” dhe publikimet;

FIDANISHTJA

III. Mediat shqipe në kohë okupimi e lufte; Lajmi i fundit; Terminologjia e luftës; Pse pati efekt Reçaku e jo Obria; Gazetat e kohës së luftës; Gazetat “refugjate”; Radiot, agjencitë, mediat e huaja; Mediat e UÇK-së;

IV. Të përbashkëtat dhe kundërshtitë; “Burimet zyrtare”; Joprofesionalizëm dhe tendenca; Porosi të rrezikshme; Akuzat ndërshqiptare në kohë lufte;

V. Mediet e huaja dhe Kosova; Zbardhja e mistereve të “qëllimshme”; Gazetarët e huaj objekt i dhunës; Për lajmin rrezikohet jeta; Vrasja e lajmëtarëve të lirisë;

VI. E pavërteta si qëllim; Kur masakra i mvishet tjetërkujt; Përhapësja e së “vërtetës serbe”; Lajmet e pabesueshme; Gazetat “armë” në duart e pushtetit; Pak profesionalizëm; Lufta speciale serbe; Mediat ruse në funksion të luftës serbe;

VII. Mediat në Kosovë në vitet e pasluftës; Vrasja e gazetarëve – në luftë dhe pas luftës; Mediat në shërbim të politikës; Media dhe pushteti në sistemet totalitare; Media në sistemet demokratike; Demokracia e brishtë dhe mediat; Valutë(euro)censura; Futja/vetëfutja e medieve nën sqetull të qeverisë; Shpëlarja e trurit/akulturimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.