Mobi Casa

Doli në dritë libri “Mërgata shqiptare në Gjermani”, e autorit Argjend Hasani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas një pune relativisht të gjatë kërkimore katër vjeçare për rolin, rëndësinë, shkaqet e emigrimit dhe organizimin kulturor dhe atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, autori Argjend Hasani, nxori në dritë botimin voluminoz me titull :”Mërgata shqiptare në Gjermani”, (Pjesa e Parë), botues Lena Grafik në Prishtinë.

Në këtë botim voluminoz mbi 300 faqësh, autori dhe publicisti Argjend Hasani, ka prezantuar punën dhe aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani në një interval kohor 50 vjeçar.

GRANDEMALL

Libri përmban tetë kapituj, duke filluar me fillet e para që quan në migrimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë atdheut, organizimeve kulturore dhe atdhetare, arsimore, artit dhe letërsisë, humanizmit, afarizmit dhe integrimit në Republikën Federale të Gjermanisë.

Autori Argjend Hasani, gjatë grumbullimit të të dhënave për botim, ka bashkëpunuar me shumë personalitete të shquara atdhetare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, veprimtarë, shkrimtarë, arsimtarë, krijues, artistë, etj, si dhe me shoqata të shumta kulturore që mbajnë gjallë frymën atdhetare në mërgim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.