ARKATANA

Doli libri me poemtha i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi: Hirësi e flluskuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lexues të çmuar! Pas dy dhjetëvjetorësh, më 11 nëntor 2017, përmes shtëpisë botuese “SOGJETIME”, redaktuar nga letrari Shefik Shkodra dhe recensuesit: Sherafedin Kadriu, Nuri Plaku e Sarë Gjergji, doli nga shtypi, përkatësisht nga shtypshkronja “Star Print” në Prishtinë, vëllimi poetik i shkrimtarit Mehmetali Rexhepi, titulluar “HIRËSI E FLLUSKUAR”.

Ky vëllim me poemtha i shtohet njërës nga veprimtaritë kulturore “ Vjeshta poetike e Gjilanit”, e cila kësaj radhe do ta nderojë dhe shpalojë shumanshëm portretin letrar të Mehmetali Rexhepit. “Portreti letrar i Mehmetali Rexhepit”, do të mbahet në kuadër të kësaj veprimtarie në Gjilan, të shtunën, më 18 nëntor 2017.

Autori falënderon zëshëm sponzoruesin e këtij libri…, si dhe redaktorin,recensuesit, mikun tim, Hysen Këqikun për faqosjen e librit, dhe krye-organizatorin e “Vjeshtës poetike…” Sabit Rrustemin!

United Hospital

Po ashtu, autori falënderon ligjëruesit e çmuar: Prend Ndue Buzhala, Prof. Dr. Hysen Matoshi, Mr. Sherafedin Kadriu, Nexhat Rexha dhe Sarë Gjergji. Gjithsesi, mirënjohja e respekti nuk do të mungojë për pikturën e ballinës së librit, të dhuruar nga piktori i talentuar Ramadan Arifi!

Një falënderim e meriton drejtuesi i shtypshkronjës në Prishtinë,”Star Print” Florim Ahmeti, si dhe stafi i tij i shtypshkronjës për punën e kryer me profesionalizëm e korrektësi!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.