United Hospital

Dokumentet shtynë debutimin e Arijanet Muriqit për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Portieri i dytë i Manchester Cityt për momentin, Arijanet Muriqi, që në Angli njihet edhe si Ari Muric, ende nuk do të debuton për Kombëtaren e Kosovës. Arsyet thuhet se janë moskompletimi i dokumentëve të tij. Bernard Challandes sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kosovën, por aty mungon njëri prej portierëve, 19 vjeçari Arijanet Muriqi.

Portieri i dytë i Manchester City’it, i cili u paraqit edhe në ndeshjen e Carabao Cup që City e zhvilloi kundër Oxford United e që fitojë me rezultat 0-3, ishte thënë një muaj më parë që do të debutojë për Kombëtaren e Kosovës.

Por, kjo nuk ka ndodhur.

Express merr vesh se Muriqit ende nuk i janë kompletuar dokumentet dhe se ai më shumë gjasë do të jetë gati për ndeshjet e nëntorit, ku Kosova do të luaj kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.

Të dy këto ndeshje janë të fundit që Kosova do ti zhvillojë në Ligën e Kombeve.

Hidromorava

“Jo. Arijetoni nuk kemi mundur që ta ftojmë për ndeshjet e tetorit. Jemi duke i pritur dokumentet e tij. Për nëntor besojmë se do të bëhet”, ka thënë një burim i Express për GazetaExpress.

Arijeton Muriqi e kishte pranuar zyrtarisht muajin e kaluar se në të ardhmen do ti mbrojë ngjyrat e Kombëtares se Kosovës.

Ai e kishte refuzuar kështu kombëtaren e Malit të Zi për të luajtur për Kosovën, derisa këtë e kishte konfirmuar edhe vet Federata e Futbollit të Kosovës.

Nuk dihet se pse janë vonuar kaq shumë dokumentet e 19 vjeçarit kosovar. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.