UBT

Dokumentari mbi historinë e Kosovës, para publikut zviceran

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Pjesë e manifestimit kulturor “Te Recuerdo” të Gjenevës ishte edhe dokumentari “Kosova, dhembje dhe krenari”

Rrethi Shqiptar – Mejrinas i Gjenevës në bashkëpunim me katër shoqata të tjera kulturore të komunës Meyrin, ,kanë organizuar një fundjavë me aktivitete të shumta kulturore.

Në të dyja mbrëmjet vëmendjen e publikut e ka zgjuar dokumentari i autorit Bali Thaqi “Kosova, Dhimbje dhe Krenari”.

Të pranishmit me autorin dhe përmbajtjen e programit i ka njoftuar Agim Paçarizi, kryetar i shoqatës së lartpërmendur e cila ishte edhe nismëtare e kësaj ngjarje të rëndësishme.

Zoti Paçarizi në cilësinë e historianit i ka bërë një vështrim kritik në kuptimin pozitiv dokumentarit “Kosova, dhembje dhe krenari”. Kurse autorin e këtij dokumentari e ka përgëzuar për guximin dhe sakrificën, ngase në rrethana tepër të rënda ai ka arritur realizimin e shumë pamjeve të tmerrit, të kryera nga kriminelët serbë, të cilët në luftën e fundit vranë e masakruan qindra shqiptar të Kosovës.

Meqë autori është nga regjioni i Malishevës, pjesën dërmuese të pamjeve i ka xhiruar në këtë komunë dhe në fshatrat e saj.

Pastaj publikun në sallën “Forum” të Meyrin-it e ka përshëndetur François Hernot anëtar i Kryesisë së Rrethit Shqiptar –Mejrinas. Ai, si aktivist i njohur dhe me përvojë të gjatë dhe si ish-Kryetar i Kuvendit të komunës së Meyrin-it është shprehur mjaft i kënaqur me integrimin e mirëfilltë të shqiptarëve, tek të cilët sheh tipin e njeriut të vyeshëm e me prirje për të bërë shkencë, art e kulturë dhe çdoherë të gatshëm për të bashkëpunuar me komunitete të tjera.

Autori i këtij dokumentari edhe pse me profesion inxhinier i gjeologjisë, punës rreth dokumentarit në fjalë i është qasur me dëshirën e vetme që brezave tu lë diçka me vlerë nga historia e popullit shqiptar. Ai këtë synim e ka arritur duke prekur çdo periudhë që nga ilirët e deri te shtetndërtimi i Kosovës së pushtuar nga serbët për më se një shekull.

Në mënyrë që tek shikuesi të dalë gjithçka e argumentuar që nga lashtësia e deri në ditët e sotme,ofrohen fakte duke u prezantuar nëpërmjet hartave të ndryshme vendshtrirja e të gjitha fiseve ilire si paraardhës të shqiptarëve.Gjithashtu në dokumentar vërehen edhe gjurmët e qyteteve të rëndësishme ilire si ato të Damastonit, Dardanisë, Apolonisë, Shkupit, Ulqinit, Ulpianës, Nishit, Shkodrës, Lezhës, Therandës etj.

Me mjaft mjeshtëri janë klasifikuar edhe ngjarjet e Mesjetës si periudha më e errët për shqiptarët.

HW

Diku në vitin 550 deri në vitin 700 fiset sllave invadojnë trojet arbërore. Krenarinë e tyre e kthen heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i cili me luftën e tij të suksesshme shpëton krishterimin nga osmanët. Kjo periudhë ndryshe quhet edhe si epoka e Skënderbeut.

Si epokë tjetër mjaft e rëndësishme në dokumentar përmblidhet edhe Rilindja Kombëtare Shqiptare që qëllim ka krijimin e shtetit shqiptar.

Gjithashtu flitet edhe për rolin e shqiptareve në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Hapësira më e madhe në dokumentar u është lënë mizorive të ushtrisë dhe policisë jugosllave në Kosovë, gjatë viteve 68-të e 81 si dhe Lëvizjeve Shqiptare të Rezistencës, të cilat nën udhëheqjen e liderëve të kohës kanë kundërshtuar me pendë e pushkë okupimin e Kosovës.

Shikuesit e këtij dokumentari i kanë bërë me lot skenat rrëqethëse të vitit 1990 kur regjimi i Millosheviqit helmoi nxënës e studentë e pastaj duke bërë segregacion i përjashtoi nga sistemi i rregullt shkollor .

Këto momente ankthi dhe frike ende i kujton edhe Zonja Luljetë Rexhepi-Demi,e cila mbrëmë ishte në mesin e shikuesve. Ajo këtë tmerr deri vonë enigmë e përjetoi në kohën kur ishte nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Brezin e saj ajo e quan fëmijë të pa fëmijëri.

Ndërkohë u dhanë edhe pamje të shumta nga masakrat e kryera gjithandej Kosovës. Këto skena të gjithë i përjetuan rëndë, sepse tek çdo njeri normal ato sjellin trauma dhe tronditje psikike.

Episodi më i veçantë dhe më i rëndësishmi ishte ai i shfaqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me paraqitjen e së cilës nisi historia e re e Kosovës. Ajo, e ndihmuar nga pakti NATO, i dha fund sundimit të egër serb mbi Kosovën. Dokumentari u mbyll me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ku popullit të këtij vendi pas shumë vuajtjeve dhe persekutimeve iu hapën mundësi të reja për zhvillim e përparim.

Dokumentarët e ngjashëm si ky duhet arkivuar dhe duhet ruajtur me kujdes sepse nëpërmjet tyre e gjithë bota sheh çmendurinë dhe shfrenimin serb mbi shqiptarët./arif ejupi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.