Doktori nga “NISMA” sjell freski në politikën gjilanase

Gjilan – Doktor Selami Ramadani është një mjek (ortoped),me një reputacion shumë pozitiv për Gjilanin dhe Anamoravën. Ai tash është kandiduar edhe zyrtarisht për deputet nën ombrellën e “NISMA” për Kosovën. Për rajonipress Selami Ramadani thotë se do të bëjë çmos që të investojë për qytetarët e Anamoravës e të Gjilanit për tua kthyer atyre dinjitetin dhe besimin në institucionet tona. Beson shumë se puna e tij profesionale dhe përkushtimi i madh për shëndetësinë do të jetë kontributi më i madh që ai mund t`i jap popullit të Kosovës.
Selami Ramadani i cili me profesion është ortoped i është bashkuar “NISMA” për Kosovën dhe tani është kandiduar edhe zyrtarisht për deputet nga Gjilani.
Ramadani për rajonipress tregon arsyen pse ju bashkua NISMA së Fatmir Limajt dhe cili është vizioni i tij për të ardhmen në shumë fusha të caktuara dhe në veçanti nëse ai do të zgjidhej deputet.
Ramadani thotë se deri më tani nuk është marrë me politik aktivisht edhe pse thotë se ka qenë anëtar i një partie tjetër. “Me paraqitjen në skenë të NISMES programi i partisë më ka lënë përshtypje shumë të mirë prandaj vendosa të anëtarësohem në këtë subjekt politik” tha Ramadani.
“Duke menduar se mund të jap një kontribut për popullin e Kosovës e sidomos për regjionin e Gjilanit vendosa që të jem aktiv në skenën politike konkretisht në “NISMA” ku më është afruar mundësia të kandidohem për deputet të kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me kënaqësi e pranova ofertën” la shtuar Ramadani.
Ramadani tha se beson shumë se do të jetë fitues dhe këtë fakt e bazon duke u nisur nga parimi se di të menaxhoj mirë sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe në këtë mënyrë ai mund të jap kontribut të kënaqshëm për popullin e Kosovës. “Ju siguroj se me përkushtim të madh do ta realizoj qëndrimin tim nëse zgjidhem deputet” tha Ramadani./rajonipress/