UBT

Doktoresha shqiptare hynë në librin me renome botërore „Who is who in the world“

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dr. Xhylsime Kqiku, e lindur në Gjilan ka përfunduar studimet e Mjekësisë në Universitetin e Grazit, Austri. Kqiku qysh gjatë kohës së studimeve ishte studente e dalluar ku ishte pjesëmarrëse në konferenca dhe programe të ndryshme nacionale dhe internacionale të organizuara nga universiteti austriak.

Siç rrëfen Kqiku ajo që nga viti 2008 është në specializim të mjekësisë interne në repartin e Pulmonologjisë, në kliniken universitare të Grazit. dr. Kqiku ka filluar gjatë kohës së studimeve të merret me projekte të ndryshme shkencore, ku ketë trend shkencor e ka vazhduar intensivisht edhe gjatë kohës së specializimit.

Viti 2012 ka një domethënie për doktoreshën gjilanase pasiqë ajo merr titullin doktor shkence . Tema e saj e doktoraturës i është kushtuar „Hipertensionit pulmonal te sëmundjet hematologjike“, duke pasur si mentorë dy prej profesorëve me renome botërore në lëmine e pulmonologjise dhe hematologjise.

Është një nder mjeket e rrallë që posedon dy tituj , sidomos kur merret parasysh mosha e re e Kqikut. Ajo ka marrë pjesë dhe prezantuar në mbi 60 kongrese, simpoziume dhe seminare të ndryshme shkencore në gjithë botën.

Për shkak të arriturave të saj shkencore është ftuar dhe përzgjedhur që biografia e saj të editohet në librin prestigjioz biografik „ Who is who in the world“ , libër ky që publikon biografitë e personaliteteve shumë të njohura si Bill Clinton, Albert Einstein, Barack Obama, Bill Gates, Robert De Niro, fitues të çmimeve nobel, familjet mbretërore, lider politikanë, mjekë, juristë, arkitekte, shkencëtare, sportistë etj.

Kqiku përpos të arriturave të jashtëzakonshme shkencore flet dhe shkruan rrjedhshëm pese gjuhë.

Uji Dea

Dr. Kqiku shprehet për rajonipress se përzgjedhjen dhe ftesën për përfshirje në këtë enciklopedi e priti shumë e mahnitur. „ Gëzohem shumë, në veçanti për popullin tim dhe familjen time. Më vjen mirë që puna e palodhur dhe përkushtimi i pafund u shpërblyen“.

Familja Kqiku ka edhe traditën e saj të bujshme shkencore. Në enciklopedi është poashtu edhe motra e saj dr. Lumnije Kqiku, që poashtu është docente në Universitetin e Mjekësisë në Graz.

“Libri „Who is who in the world“

„Who is who in the world“ është enciklopedii / libër që boton biografitë e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre jetësore. Botohet që nga viti 1899, është botim historik, origjinal dhe prestigjioz që publikon të dhenta e personave që kanë arritur një karriere të jashtëzakonshme.

Seleksionimi për botim në këtë libër bazohet në kritere shumë të ashpra dhe në të dhëna shumë të sakta. Individët konsiderohen për publikim nëse kanë një pozitë shumë domethënëse ose të arriturat janë të jashtëzakonshme dhe me vlera shumë signifikante për shoqërinë. /rajonipress/