Eko Higjiena

Doktoresha Lorika Shaqiri nga Gjilani bën gjest human në një aksident në magjistralen “Ibrahim Rugova”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjatë udhëtimit të sajë me prind në kilometrin e 24 drejt Vërmicës në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në ora 6 h në magjistralen “Ibrahim Rugova”, kishte ndodhur një vetë aksident i cili përfundon edhe me fatalitet për njërin nga familjarët të cilët gjendeshin në veturë. Doktoresha për këtë gjest human kishte marrë shumë lëvdata nga ekipi mjekësor i cili vjen më vonë në vendin e ngjarjes poashtu edhe nga njësiti policor dhe shumë qytetarë të cilët ishin në momentin e këtij vet aksidenti.

Doktoresha nga Gjilani Lorika Shaqiri e cila punon në Emergjencë në Gjilan kishte planifikuar që pushimet t`i bën me familjarët e sajë në Shqipëri për tu relaksuar pas punëve të mundimshme të mënyrave të ndryshme me klient.

Gjatë udhëtimit të sajë me prind në kilometrin e 24 drejt Vërmicës në orët e hershme të mëngjesit pikërisht në ora 6h në magjistralen “Ibrahim Rugova”, kishte ndodhur një vetë aksident i cili përfundon edhe me fatalitet për njërin nga familjarët të cilët gjendeshin në veturë.

Doktoresha Lorika Shaqiri edhe pse e re nga mosha ka shumë lëvdata nga qytetarët e Gjilanit për punën profesionale që është duke e bërë ne sektorin e Emergjencës. Lorika ishte betuar para Betimit të Hipokratit se me tërë qenien e sajë do të jetë në shërbim të popullit dhe kështu ndodhi; ajo me vete kishte marrë disa gjëra elementare të mjekësisë për t`i pas për çdo rast nevoje dhe pikërisht në këto orë të hershme të mëngjesit këto pajisje medicinale kanë shpëtuar nga fataliteti një person.

Mobi Casa

“Ishte mëngjes dhe shkonim në pushime me familje dhe pikërisht në ora 6 rrokulliset një veturë me pasagjerë kemi ndalë veturën dhe kemi vrapuar për t`ju dhënë ndihmë me familjen time, menjëherë kamë reaguar me pajisjet medicionale që i kisha në veturë me vete kur jemi ofruar një person i gjinisë femërore kishte ndërruar jetë ndërsa bashkëshorti i saj kishte gjakderdhje dhe lëndime serioze, ndërsa fëmijët ishin më pak të lënduar. Menjëherë kemi intervenuar tek bashkëshorti i të ndjerës dhe ja kemi arritur qëllimin t’i japim ndihmën e parë. Ndërsa fëmijët ishin të frikësuar në gjendje traume, por qëllimi ynë është arritur, pra të shpëtojmë nga fataliteti burrin e gruas e cila kishte ndërruar jetë në vetë aksident”, bën të ditur doktoresha Lorika Shaqiri.

Doktoresha Shaqiri me gjithë përpjekjet e saja për ndihmë për gruan e cila përfundoi me fatalitet ishin të kota. “Ishte vet aksident i tmerrshëm vetura është rrokullisur shumë herë me keqardhje po them ka mundur që ky aksident të përfundon në mënyrë katastrofale dhe gjithçka ishte vonë për ndihmë për këtë grua dhe më vjen shumë keq për të dhe familjarët e saj.

Doktoresha për këtë gjest human kishte marrë shumë lëvdata nga ekipi mjekësor i cili vjen më vonë në vendin e ngjarjes poashtu edhe nga njësiti policor dhe shumë qytetarë të cilët ishin në momentin e këtij vet aksidenti. Qyteti i Gjilanit duhet të jetë krenar që në mesin e tij ka një doktoreshë e cila me tërë qenien e sajë është përkushtuar për pacientët e sajë edhe pse e re nga mosha ajo tani ka fituar zemrat e shumë qytetarëve anembanë Gjilanit e Kosovës.

Doktoresha Lorika Shaqiri ka një porosi për të gjithë njerëzit që gjatë vozitjes të kenë shumë kujdes të largohen nga muzika, e celularët apo komunikimit të panevojshëm në veturë duke thënë se kjo vlen për të mirën e tyre e familjes./rajonipress/