Fundamenti

Doktoresha e PDK-së nuk i frikësohet ri-kandidimit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Salihe Mustafa ish deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës (2011-2014) dhe anëtare e komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale është kandiduar sërish për postin e deputetit me arsyetimin se ajo ka punuar me efikasitet dhe ka qenë në shërbim të qytetarëve. Besoj se nuk i kam zhgënjyer votuesit e mi dhe qytetarët e shumtë të Gjilanit e Anamoravës. Isha zëri i qytetarëve dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen shprehet ajo.

Salihe Mustafa me profesion stomatologe ka hyrë në politikë fillimisht si këshilltare komunale në vitet 2002-2006 nga radhët e PDK-së për të qenë pastaj edhe në postin e nënkryetares së PDK-së në vitin 2005-2013, raporton rajonipress.

Ajo me këtë bagazh edhe u kandidua për deputete në periudhën 2011-2014 ku edhe u zgjodh deputete e Parlamentit të Kosovës. Duke e parë punën e saj afirmative PDK vendosi që sërish ta kandidojë Salihe Mustafën.

Ajo tani ndihet e relaksuar që edhe në këtë mandat të dal faqebardhë para votuesve të saj dhe para elektoratit gjilanas. “Mendoj se puna ime ka qenë tepër transparente dhe e dobishme për rajonin e Anamoravës. Në të gjitha takimet e mija zyrtare jam munduar që të avancojë shëndetësinë gjilanase, jam përpjekur që në të gjitha rrethanat përfitues të jenë pikërisht qytetarët e Gjilanit” tha Mustafa për rajonipress.

UBT

Salihe Mustafa e dinë mirë nevojën që ka shëndetësia gjilanase pasiqë ajo që nga viti 1987 ka punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, kurse në periudhën 2001-2004 ishte udhëheqëse e shërbimit Stomatologjik. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 shërbeu si drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Mustafa meqë ka qenë pjesë e komisionit për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës thotë se në këtë komision ishte e angazhuar në amandamentimin dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme si: Ligji për Dëshmorët dhe Invalidët e Luftës, Ligji për veteranët e UÇK, ligji i shëndetësisë, ligji i odave të profesionistëve shëndetësor, ligji i sigurimeve shëndetësore, ligji për pajisje dhe produkte medicinale.

Salihe Mustafa është e bindur se puna e saj dhe përkushtimi i saj do të gjejnë mbështetje sërish tek votuesit e saj të sinqertë. “Unë besimin e tyre e kam treguar me punë dhe angazhim. Do të mbetem sërish e njëjta që të punojë e angazhohem për të qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në mbarë Anamoravën” tha Mustafa.

Duke pasur një përvojë në fushatat zgjedhore, Salihe Mustafa thotë se kësaj radhe PDK do të fitojë më shumë ulëse në Parlamentin e Kosovës.”Tashmë qytetarët e kanë kuptuar se forca e PDK-së dhe fuqia e saj në Parlament e Qeveri është në interes të vendit sepse stabiliteti i PDK-së është stabilitet dhe garanci për Kosovën” shprehet Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.