FIDANISHTJA

Doktoratat e dyshimta në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka vendosur që t’u bëjë “bllok” doktoratave të dyshimta nga Shqipëria, të cilat, sipas tyre, nuk ofrojnë kurrfarë sigurie për vlefshmërinë e tyre.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në AKA, Ferdije Zhushi-Etemi, gjatë një interviste për “Zërin” ka thënë se institucioni që ajo e drejton nuk do të lejojë të hyjnë në tregun e Kosovës as diplomat që merren në universitetet e rajonit, për të cilat ekzistojnë dyshime për vlefshmërinë e tyre.

Dyshimet e agjencisë, sipas kryetares së këtij këshilli, Zhushi-Etemi, janë fokusuar në studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës (UET). “Universiteti Evropian i Tiranës është institucion privat i themeluar para dy-tri viteve dhe rrezikon të lëshojë diploma të doktoratës pa asnjë kontroll.

Një numër i madh i kandidatëve dhe në Kosovë duke mos pritur që AKA-ja të akreditojë doktoraturën sipas kritereve, janë regjistruar të marrin diploma në këtë universitet në fushën e ekonomisë, juridikut dhe shkencave sociale”, ka thënë Zhushi-Etemi, duke shtuar se vetë kriteri i regjistrimit të kandidatëve është i ulët. Për të arsyetuar këtë, ajo thekson si dëshmi kriterin e pranimit, që sipas saj është “merren të hollat”, dhe kandidati kalon kushtin për të vijuar studimet në UET.

ARKATANA

Ajo bën të ditur për gazetën se është bërë trend që nëse kërkohet doktoratë për një vend pune në Kosovë të sillet brenda disa ditëve vërtetimi se kandidati bën doktoratën në UET.

Diplomat në “tezga”

“Argument tjetër se cilësia është e ulët në këtë institucion, është se ky institucion me veç dy vite përvojë ka të regjistruar 300 kandidatë në vit në doktoratë”…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.