Doktor Elez Elezi dënohet edhe në rigjykim

Gjilan – Trupi gjykues i kryesuar nga Hasan Sadiku e gjykon Elez Elezin me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3(tre) muajve e të cilin dënim ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej 22.05. deri 20.06.2012 i cili dënim mund t`i zëvendësohet me dënim me gjobë. Të akuzuarit Elez Elezi i shqiptohet edhe dënimi plotësues dhe atë: ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë ose detyrës së mjekut specialist në kohëzgjatje prej 1 viti, duke u llogaritur nga koha kur aktgjykimi të merr formën e prerë thuhet në aktgjykim.
Elez Elezi është fajtor sepse me datë 22.05.2015 rreth orës 12.00 në Spitalin Regjional në Gjilan, në cilësinë e mjekut pranë këtij spitali, në zyrën e tij ka kërkuar përfitim material për vete për të kryer një veprim në kuadër të autorizimeve të tij e të cilin veprim nuk është dashtur ta kryej respektivisht nga e dëmtuara Lirije Hasani, ka kërkuar dhe marr shumën prej 10 euro, për çdo raport specialistik mjekësor të lëshuar nga ana e tij, kështu që ditën të cekur më lart ka përpiluar tri raporte specialistike mjekësore, ku dy prej tyre janë në emër të të dëmtuarës dhe djalit të saj Enis Hasani, e të cilët i akuzuari nuk i ka kontrolluar fare edhe pse e ka pasur për obligim një gjë të tillë, përderisa për njërin djalë të të dëmtuarës ka lëshuar poashtu një raport specialistik mjekësor edhe pse i njëjti nuk ishte fare në Kosovë, dhe nuk kishte qenë fare prezentë fizikisht, duke kërkuar kështu edhe duke marrë nga e dëmtuara shumën prej 30 euro për tri raporte mjekësore dhe atë në kartëmonedha prej 1×20 euro dhe 1×10 euro, kështu duke kryer një veprim të cilin nuk është dashtur ta kryejë, dhe kështu i ka siguruar vetes përfitim material, me çka ka kryer vepër penale marrja e ryshfetit.
Andaj, trupi gjykues në bazë të dispozitës së lartcekur ligjore dhe neneve 3, 38, 54, 57, 60 , 64, 66, 67, 73, të KPK-ës, si dhe nenit 391 të KPPK-ës, e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3(tre) muajve e të cilin dënim ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej 22.05. deri 20.06.2012 i cili dënim mund t`i zëvendësohet me dënim me gjobë.
Të akuzuarit Elez Elezi i shqiptohet edhe dënimi plotësues dhe atë: ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë ose detyrës së mjekut specialist në kohëzgjatje prej 1 viti, duke u llogaritur nga koha kur aktgjykimi të merr formën e prerë.
Nga i akuzuari, konfiskohet 1(një) bankënote në shumë prej 20 euro me nr, serik P18163807777 dhe 1 (një) bankënotë në shumë prej 10 euro me nr. ser. N31208922282.
I akuzuari obligohet që t`i paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogaris përfundimtare si dhe paushallin gjyqësor në shumë prej 50 €, në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë.
Mbrojtësi i të akuzuarit dhe i akuzuari deklaruan se pajtohemi që dënimi i shqiptuar me burgim të zëvendësohet me dënim me gjobë.
Kryetari i trupit gjykues e përkujton të akuzuarin që deri në përfundimin e procedurës, ka për obligim që ta njoftoj gjykatën për çdo ndryshim të adresës thuhet në aktgjykim./rajonipress/