FIDANISHTJA

Doktor apo doktoreshë?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ja disa nga arsyet që i shtyjnë gratë të vihen nën kujdesin e një gjinekologu mashkull apo femër

Të themi të vërtetën, vizita gjinekologjike nuk është tamam një nga eksperiencat më të pëlqyeshme në jetën e një gruaje. Për të mos folur pastaj për kontrollin e parë, ku fobitë dhe pyetjet janë të shumta drejt atij ose asaj, që për hir të punës, duhet të kontrollojë në pjesët intime.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të krijohet me mjekun personal një raport vlerësimi, besimi dhe pse jo konfidence. Në këtë pikë, problemi i parë që shtrohet është: të zgjedhim një gjinekolog mashkull apo femër? Ja disa nga arsyet që mund të çojnë në preferencat e njërit apo tjetrit.

1. Të zhvishesh para një gruaje është më pak e sikletshme dhe me këtë lloj ndjesie mësohesh disi (dhe në mënyrë të natyrshme) nga marrëdhëniet me nënën, hallat apo instruktoret e palestrës.

2. Burri nuk e di se ç’do të thotë të lindësh apo të kesh shqetësime femërore. Por ndoshta pikërisht për këtë shkak mund të ketë më tepër kujdes teksa viziton një femër.

ARKATANA

3. Besimi i vjetër se një doktor mashkull është më i zoti se një doktoreshë femër mund të jetë edhe i vlefshëm në shumë raste: për vetë natyrën e tij, seksi i fortë është më i prirur për të zgjidhur problemin pa u hutuar nga pengesat e ndryshme. Për të njëjtën arsye, ka nga ata që preferojnë të trajtohen në mënyrë më të ndjeshme.

4. Një grua e di mirë se ç’nënkuptojmë kur flasim për seksin dhe intimitetin. Në të njëjtën kohë, një mashkull mund të japë këshilla nga një pikë vështrimi i ndryshëm nga i yni.

5. Një gjinekologe femër, duke pasur gjëra të përbashkëta me pacienten, mund të paragjykojë. Një gjinekolog mashkull, përkundrazi, nuk është fare i interesuar për të krijuar ndonjë lloj paragjykimi mbi një femër.

Sigurisht, kur bëhet fjalë për shëndetin, e rëndësishme është që ta gjykojmë një mjek në aftësitë dhe profesionalizmi i tij. Pohimet e mësipërme, edhe pse dytësore në këtë aspekt, mund të ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.