Eko Higjiena

“Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi…”, Vasfije Krasniqi-Goodman publikoi shtëpinë ku u dhunua

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka ndarë një dëshmi prekëse, duke rrëfyer se pas shumë vitesh është rikthyer në një nga vendet ku përjetoi krimin që, sipas saj, ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Krasniqi-Goodman përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një fotografi të një shtëpie për të cilën thotë se nuk mund të hynte në njërën nga dhomat e saj pasi “aty ndodhi krimi”.

HW

“Sot vendosa të kthehem në një vend ku për vite të tëra nuk kam pasur forcë të shkel. Ishte vendi i dytë ku, si një vajzë vetëm 16 vjeçe, përjetova tmerrin që më ndryshoi jetën përgjithmonë.Shtëpia e parë nuk ekziston më. Por kjo shtepi ende qëndron. Sot u afrova deri aty. Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda. Në oborr ishte dikush duke punuar. Qëndrova jashtë dhe bëra vetëm një fotografi.Për dikë tjetër mund të jetë thjesht një vend. Për mua është një copë e errët e historisë sime. Një vend ku më morën pafajësinë, sigurinë dhe një pjesë të shpirtit tim.Sot nuk shkova aty për të kërkuar mëshirë. Shkova sepse, pas kaq shumë vitesh, doja ta shihja me sytë e mi se ai vend ende ekziston, ndërsa unë ende po jetoj me atë që ndodhi brenda tij.Dhe sot, më shumë se kurrë, zemra ime ndihet e thyer”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.