GRANDEMALL

Dogji një kopsht fëmijësh: Kosovari 17 vjeç arrestohet nga policia gjermane

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I riu ishte i kërkuar nga policia gjermane me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale Përveç për zjarr vënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Udhëtimi i kosovarit 17 vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dyseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aeroport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarr vënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch.

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarr vënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Eco Higjiena

Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur zjarrin disa jastëkëve.

Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17 vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit.

Në atë kohë policia kishte njoftuar se po zhvilloheshin hetime kundër një bashkë kryesi të personit të përmendur. Dhe, siç ka thënë për DPA-në një zëdhënëse e policisë, fjala kishte qenë për të riun e kapur të hënën në Aeroportin e Dyseldorf.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.