UBT

Doganës i anulohet tenderi 1.5-milionësh për banderola

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin 1.5-milionësh të Doganës së Kosovës për furnizim me banderola.

Ky tender që parashihet të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh përveç vlerës monetare ka peshë të madhe edhe në sigurinë dhe në parandalimin e kontrabandës, pasi falsifikimi apo shitja e kundërligjshme e banderolave e dëmton direkt buxhetin e Kosovës me dy produkte që kanë tatime doganore dhe akcizë dhe rrjedhimisht i sjellin të hyra të mëdha shtetit.

UBT

Organi Shqyrtues i Prokurimit për të dytën herë e ka shqyrtuar këtë tender. Herën e parë, ajo kishte vendosur që lënda të kthehet në rivlerësim. Kurse tashmë OSHP-ja ka vendosur që të anulojë dhënien e kontratës që i kishte bërë Dogana kompanisë “De La Rue” me seli në Angli, ku përmes këtij vendimi i tërë procesi të kthehet në pikën zero.

Dogana e Kosovës e ka eliminuar një kompani nga gara për këtë tender 1.5-milionësh me arsyetimin se asaj i ka munguar “Deklarata nën betim”, njëra nga pikat e dosjes së tenderit. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se në ofertën e kompanisë ankuese “KGT-Gieseck Devriet” ka qenë edhe “Deklarata nën betim” e nënshkruar nga dy anëtarët e konsorciumit. Me këtë rast OSHP-ja ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “KGT – Gieseck Devriet” me seli në Prishtinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.