Fundamenti

Dogana thyen rekord grumbullon 500 mln € për pesë muaj – u parandaluan 618 raste tentimi për kontrabandim

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Dogana e Kosovës ka shënuar rekord të hyrash për pesë muajt e parë të një viti. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci në një intervistë për Ekonomia Online tha për herë të parë janë arkëtuar mbi 500 milionë euro, apo 27.6 për qind më shumë se në pesë muajt e parë të vitit të shkuar.

Ai tha se për herë të parë janë mbledhur 500 milionë euro për buxhetin e Kosovës.“Dogana në këtë periudhë kohore ka mbledhur rreth 516 milionë euro e cila në krahasim me vitin e kaluar shënoi një rritje prej 26% ose 111 milionë euro më shumë, për shkak se vitin e kaluar kemi pasur rreth 404 milionë euro, dhe vitin e kaluar ka ndikuar edhe pandemia por sidoqoftë trendi i rritjes së të hyrave është pozitiv”.“Që nga themelimi i Doganës e deri më tani asnjëherë në këtë datë që jemi nuk ka kaluar gjysmë miliardi të mbledhura për buxhetin e Kosovës dhe pra është një rritje mjaft domethënëse”, tha Stavileci për EO.

Mobi Casa

Mes tjerash Stavileci ka treguar se Dogana e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka parandaluar 618 raste tentimi për kontrabandim.“Kemi pasur gjatë kësaj periudhe rreth 618 tentime të kontrabandimit kryesisht me mallra të ndryshme, por ka pasur automjete, kundërvajtje nëpër pikat kufitare, dhe fatmirësisht janë arritur të parandalohen”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.