United Hospital

Dogana sivjet mblodhi mbi 900 milionë euro të hyra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dogana e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur të tejkalojë dhe të shënojë rekordin e ri në grumbullimin e të hyrave. Ajo për herë të parë që nga themelimi (viti 1999) realizoi mbi 900 milionë euro.

Deri me datën 16/12/2015 Dogana ka grumbulluar 902,3 milion euro apo 74.3 milionë më shumë se vitin 2014, respektivisht 9 % më shumë.

“Edhe përkundër faktit që kemi pasur ndryshime të politikave fiskale të cilat kanë ulur taksat të cilat mblidhen në kufi, performanca e Doganës ka përmirësuar të hyrat përmes uljes së kontrabandimit dhe luftimit të evazionin fiskal. Vitit 2015 karakterizohet si viti ku Dogana e Kosovës ka filluar dhe përmbyll një mori të sistemeve, sisteme këto të cilat kanë ndikuar direkt në performancën e jashtëzakonshme të Doganës. Gjithashtu viti 2015 ka qenë viti i parë i plotë që nga reforma e ndërmarr gjatë vitit 2014 pra reformimi i Doganës ka pasur një sukses të plotë, që edhe sot dëshmohet me performancën e jashtëzakonshme”, thuhet në një komunikatë të Doganës.

Hidromorava

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 0 95 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

http://koha.net/?id=27&l=89560

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.