FIDANISHTJA

Dogana pezullon importin e afër 200 kompanive

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Dogana e Kosovës ka pezulluar importin e mbi 200 kompanive të cilat kanë borxhe të akumuluara nga periudha 2012 dhe 2013. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në mes drejtorit të Doganave, Odës ekonomike të Kosovës dhe Odës Amerikane në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna njoftoj të pranishmit se dogana në kuadër të zbatimit të legjislacionit ka ndërmarr këtë veprim pasi këto kompani nuk iu kanë përgjigjur ftesave dhe vendimeve për inkasim të borxhit doganor. Lidhur me këtë çështje, Rafuna theksojë se sipas kodit doganor ankesat e kompanive nuk nënkuptojnë që borxhi doganor mund të shtyhet.

“Pra fillimisht duhet të bëhet pagesa dhe nëse ka vendim nga organet kompetentei cili i liron kompanitë nga kjo pagesë atëherë mjetet ri-kthehen. Kompanive iu është mundësuar pagesa e borxheve me kiste ashtu që të mos krijohet një barrë financiare imediate për kompanitë e identifikuara. Vlen të theksohet se menjëherë pas aplikimit të kësaj mase pezulluese kanë filluar edhe pagesat e disa prej kompanive, të cilat kanë shlyer edhe borxhet e tyre”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Rafuna theksojë se ky borxh dhe pagesat të cilat dogana kërkon janë para publike të cilat shkojnë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe që të gjitha kthehen përmes investimeve publike.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu dhe drejtori i OAK, Arjan Zeka shprehen përkrahje të fortë për masat e ndërmarra nga Dogana e Kosovës dhe vlerësuan lartë mundësinë e cila u jepet bizneseve që borxhet të paguhen me kiste. /express/