Fundamenti

Dogana nuk përmbush parashikimet në mbledhjen e të hyrave

/ 1 minutë lexim
KD-gjilan

Prishtinë – Qeveria e Kosovës nuk pritet t’i arrijë parashikimet për ta mbushur 100% arkën e shtetit nga mbledhja e të hyrave përmes Doganave të Kosovës. Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, pret që realizimi të jetë afër planifikimeve.

Këtë pamundësi, ai e ka arsyetuar me problemet, me të cilat është përballur vendi, siç janë rënia e eksportit dhe importit, por edhe mungesën e parave të gatshme.

Nga ana tjetër, Muhamet Mustafa i Institutit “Riinvest” thotë se Kosovën e presin edhe sfida më të vështira të zhvillimit ekonomik për faktin se vendi nuk ka mundur të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, transmeton KTV.

Fundamenti

Drejtori i Doganave, Huruglica, pret që eksporti të ketë një rritje, por jo aq sa do ta ndryshonte bilancin tregtar, që është shumë negativ. Që nga paslufta, të hyrat doganore janë faktori kryesor i mbushjes së buxhetit të vendit.

Kjo situatë nuk pritet të sjellë ndonjë përmirësim as në vitet e ardhshme, pasi qeveria ka planifikuar që këtë vit t’i marrë 915 milionë euro nga të mbledhja e të hyrave doganore.