Uji Dea

Dogana mblodhi 858.2 milionë euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Dogana e Kosovës, deri më tani ka arritur që arkën shtetërore të mbush me 858.2 milionë euro.

Njohësit e ekonomisë, në vend vlerësojnë se institucionet e Kosovës, duhet që të bëjnë plane që Kosova të mos jetë e varur vetëm nga importi dhe të hyrat të varen nga dogana, por duhet të rritet prodhimi i brendshëm.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se deri tani Dogana ka mbledhur 858.2 milionë euro.

“Në krahasim me vitin e kaluar ka rritje për 95.7 milionë pasi që nga viti i kaluar patëm 762.3 milionë”, ka thënë ai, për Rtklive.

Stavileci, ka bërë me dije se importi me i madh është nga vendet e CEFTA-s , vendet e rajoni si dhe nga Azia dhe shtet e Bashkimit Evropian.

Kurse esperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, ka deklaruar se qeveria cakton politikat dhe projeksionet buxhetore, ndërkaq dogana ka ngritur shkallën e mobilizimit, të disiplinës dhe ka arritur të mbledh 858.2 milionë euro.

“Por, këto rezultate nuk janë për mburrje. Ato tregojnë varfërinë dhe nivelin e ulët të zhvillimit të brendshëm dhe varshmërinë e madhe që ka buxheti që na vilet në kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për Rtklive.

Fundamenti

Edhe profesori universitar, Isa Tahiri, ka thënë se është për lëvdatë që të hyrat në doganë janë rritur, por sipas tij duhet që të bëhet stimulimi i prodhuesve vendor”, ka thënë ai.

Sipas tij, një meritë për të hyrat në doganë janë edhe mërgimtarët që kanë sjellë mjete në Kosovë. “Kjo tregon se ata po investojnë në Kosovë, megjithëse është më shumë konsumuese”, ka thënë ai për Rtklive.

Ndryshe Dogana e Kosovës, ka një kohë që është pa drejtor, pasi që ish drejtori Lulzim Rafuna, ka përfunduar mandatin.

Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa javë më parë është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës Fahri Gashi.

Gashi do të mbajë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm sipas Kodit të Doganor.

Ushtruesi i detyrës është oficer karriere me përvojë mbi 15 vite në Doganën e Kosovës ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, derisa para emërimit ishte udhëheqës rajonal i drejtorisë së regjionit të Podujevës./zeri/