Hidromorava

Dogana e përbashkët, në territorin e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova dhe Shqipëria do të kenë më së fundmi doganën e tyre të përbashkët. Komisioni Evropian më 16 gusht ka hapur tenderin për ndërtimin e kësaj dogane, që do të jetë në territorin e Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” kryetari i degës së Doganës së Morinit, Edvin Kepi.

Dogana e përbashkët do të jetë në territorin e Shqipërisë dhe kostoja e ndërtimit dhe e pajisjeve të saj do të shkojë deri në 2.3 milionë euro.

Ndërtimi i kësaj dogane do të financohet nga Komisioni Evropian, por bashkëfinancues do të jenë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

HW

Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët është hartuar nga një studio projektuese italiane dhe një ndihmë të veçantë në këtë projekt ka dhënë edhe misioni PAMECA (Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Evropian në Shqipëri).

“Ndërtimi i doganës së përbashkët në territorin e Shqipërisë është arritur pas 10 takimesh të përbashkëta me palën e Kosovës”, thotë Edvin Kepi, kryetar i degës së Doganës së Morinit.

http://koha.net/?id=27&l=73365

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.