Uji Dea

Dogana e Kosovës vazhdon “luftën” kundër kontrabandës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dogana e Kosovës vazhdon me kontroll intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtjen ndaj dukurive negative në vend. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, duke përfshirë të gjitha pikat kufitare, Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara në tentim kontrabandimi.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga ky institucion, thuhet se në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët Doganor, kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në tri raste kanë zbuluar 54 copë telefona të llojeve iPhone5 dhe Samsung Galaxy. Po ashtu, nga një pasagjer tjetër, përmes aeroportit është zbuluar një revole gjuetie si dhe 6000 copë fishek gjuetie.

Në komunikatë thuhet se edhe në rajonin e Mitrovicës njësitet Antikontrabandë kanë zbuluar derivate të naftës në sasi rreth 2200 litra, tekstil në vlerë prej 1500€ pije freskuese në vlerë prej 440 €, si dhe pije të gazuara CocaCola në sasi prej 980litra.

“Në Mitrovicë janë zbuluar sasi të barnave pa banderola prodhim i Turqisë në sasi prej 1474 copë, ka pasur edhe mallra të ndryshme si: cigare 1000 pako, 30 copë çanta dore, produkte të ndryshme ushqimore, si dhe produkte kozmetike në vlere 506€”, vazhdon komunikata.

RCCOLA

Në rajonin e Kamenicës, gjatë një aksioni, oficerët doganorë, kanë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit në vlere prej 8500€. Përderisa në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë janë zbuluar pllaka të qeramikës në tentim për t’iu shmangur taksave. Vlera në total e pllakave është 3317 €.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 3 automjete të pa zhdoganuara si dhe 2 motoçikleta të pazhdoganuara.

Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra. /Telegrafi/