ARKATANA

Dogana e Kosovës: SHBA-të bëhen tregu kryesor eksportues i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në takimin e mbajtur me anëtarët e komiteteve të Odës Ekonomike Amerikane, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, u shpreh se komunikimi në mes të institucionit që ai drejton dhe bizneseve është gjithmonë i mirëseardhur, duke shtuar që sugjerimet dhe rekomandimet nga ana e bizneseve janë të rëndësishme për këtë institucion.

Drejtori Llugaliu theksoi që në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë tashmë tregu kryesor eksportues i Kosovës.”Një ndër objektivat kryesore strategjike të doganës është lehtësimi i tregtisë në të cilin ka pasur progres të dukshëm vitin e kaluar, por që gjithmonë ka çështje në të cilat duhet fokusuar më tepër”, theksoi drejtori i doganave, Agron Llugaliu, duke shtuar që Dogana ka për synim vendosjen e standardeve të reja në lidhje me kërkesat e prodhuesve të cilat do të pranojnë përgjigje brenda dy javëve në lidhje me autorizimet.

KKVITI

Sa i përket investimeve të huaja, drejtori Llugaliu tha se kohëve të fundit po vërehet një interesim i madh nga ana e investitorëve të huaj për bashkëpunim me prodhuesit e Kosovës.Ai shtoi që dogana është në dispozicion dhe e hapur për të gjitha kërkesat në mënyrë që investitorët të mos hasin në pengesa apo barriera në Kosovë.Në takim u diskutuan edhe shume aspekte të rëndësishme në lidhje me aspekte që u konsideruan thelbësore për operimin e bizneseve, përfshirë edhe shtimin e bashkëpunimit për luftimin e ekonomisë joformale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.