Mobi Casa

Dogana e Kosovës rrit të hyrat brenda një viti

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Dogana e Kosovës ka njoftuar se për gjashtë mujorin e parë të këtij viti (janar-qershor), të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 milionë euro gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet një rritje prej 3.5 për qind apo rreth 17 milionë euro më shumë, transmeton “Zëri.info”.

Për këtë të arritur Dogana e Kosovës ka njoftuar se që nga themelimi i doganës dhe deri tani është hera e parë që në gjashtë mujorin e parë të vitit Dogana të kaloj 500 milion euro.

Ndikim në të hyrat në import për ketë periudhë ka pasur efekti i MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milionë euro apo rreth 46.3 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milionë.

HW

Dogana po ashtu njofton se edhe ndikimi në të hyra nga importi i veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6 milionë euro më pak.

Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milionë apo shprehur në përqindje rreth 12 për qind e totalit të të hyrave të grumbulluar nga Dogana e Kosovës për këtë gjashtë mujor.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.