Fundamenti

Dogana e ATK-ja mblodhën 946 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kanë arritur t’i mbledhin rreth 946 milionë euro. Të dy institucionet që e mbushin arkën e shtetit i kanë kaluar parashikimet e mbledhjes së të hyrave.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka bërë me dije se të hyrat doganore për periudhën janar-tetor gjatë këtij viti janë 684.3 milionë euro, apo 2 për qind më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetme.

“Të hyrat doganore në pikat kufitare kanë pasur një trend të rritjes progresive në krahasim me vitin e kaluar, por nuk ka qenë shumë e lartë”, është shprehur Stavileci, për Epoka e re.

ATK-ja, ndërkaq, në periudhën janar-tetor 2013 ka realizuar të hyra në vlerë prej 261.7 milionë euro. Blerta Nikqi, zyrtare për komunikim në ATK, ka bërë me dije se krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, të hyrat e ATK-së në këtë periudhë janë më të mëdha për 25.9 milionë euro apo për 11 për qind.

Mobi Casa

Stavileci ka bërë me dije se pas rikthimit në pikat doganore 1 dhe 31, nuk është vërejtur ndonjë rast i madh ië kontrabandimit të mallrave.

“Ka raste që tanimë janë sporadike, kryesisht nëpërmjet rrugëve sekondare. Dogana e Kosovës vetëm gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, ka rritur të hyrat e përgjithshme për afër 2 për qind, pra kjo nuk do të ishte e mundur nëse kontrabanda do të rritej.

Nga kjo është e qartë se trendi i kontrabandimit është zvogëluar”, ka deklaruar Stavileci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.