Dobruna: Limaj nuk ka urdhëruar vrasjen e askujt

Ish-shefi i shërbimit juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna gjatë dëshmisë së tij ka thënë se Famir Limaj nuk ka urdhëruar asnjëherë që ta liroj ndokënd nga burgu i Kleçkës, e aq më pak të ketë urdhëruar vrasjen e ndonjë personi.
Ish-shefi i shërbimit juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna ka përfunduar dëshminë lidhur me rigjykimin e rastit “Kleçka”, në të cilin janë të akuzuar ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.
Fillimisht trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që avokati i Fatmir Limaj, Krim Khan te marrë në pyetje Dobrunën nga Kenia përmes video-linkut. Pas këtij vendimi Dobruna është marrë në pyetje nga Fatmir Limaj dhe avokatët e të akuzuarve në rastin “Kleçka”, shkruan Epoka e Re.
Ish-shefi i shërbimit juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna gjatë dëshmisë së tij ka thënë se Famir Limaj nuk ka urdhëruar asnjëherë që ta liroj ndokënd nga burgu i Kleçkës, e aq më pak të ketë urdhëruar vrasjen e ndonjë personi. “Kurë nuk kam dëgjuar që Limaj të këtë urdhëruar apo vrarë dikë”, ka thënë Dobruna.
Pas përfundimit të dëshmisë së Sokol Dobrunës, avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë së dëshmia e Dobrunës do ta ndihmoj shumë mbrojtjen sepse sipas tij ai ka hequr shumë dilema të ngritura nga prokurori Salustro. “Dëshmitari Dobruna ka pasur kredibilitet shumë të madh dhe i ka sqaruar të gjitha pyetjet që kanë qenë të diskutueshme për prokurorin dhe i ka ndihmuar shumë gjykatës.
Mendoj se si shef i shërbimit juridik të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ky dëshmitar e ka përmbyllur të gjithë dëshminë e tij se Fatmir Limaj asnjëherë nuk ka dhënë asnjë lloj urdhërese për maltretim eventual fizik dhe psikik të ndonjë dëshmitari. Ndërkaq larg mendjes ka qenë që të këtë dhënë urdhër për vrasje ashtu siç pretendon prokurori”, ka thënë Gashi./Indeksonline/
Seanca tjetër e rigjykimit kryesor në rastin “Kleçka” do të vazhdoj të martën e javës së ardhshme. Pala mbrojtëse do të njoftohen nesër nga trupi gjykues se kush do të jetë dëshmitari i radhës që do të dëshmoj në këtë proces.