FITORJA

Dobitë shëndetësore të ujit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Uji është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë. Më pas përballemi me sëmundje të ndryshme e deri në humbje të jetës.

A e dini pse uji është i pazëvendësueshëm dhe çfarë roli luan ai mbi shëndetin e njeriut? Uji luan rol të rëndësishëm tek të gjithë sistemet duke filluar që nga kyçet e deri tek zorrët, nga lëkura e deri te veshkat. Ja dhjetë dobitë më të dukshme shëndetësore të ujit:

Uji ndihmon në transportimin e karbohidrateve, proteinave dhe vitaminave në pjesë të rëndësishme të trupit.

Luan rol të rëndësishëm në nxjerrjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta të krijuara në qeliza dhe zorrë.

Mundëson kyçe më elastikë dhe lëvizshmëri më të lehtë.

Ndërkohë që mundëson lagështirën e syve, gojës dhe hundës, kontrollon edhe lagështirën e lëkurës.

Ekuilibron temperaturën e trupit dhe mban gjakun në një vëllim të mjaftueshëm.

Pasi mundëson kalimin e ilaçit në vendet e nevojshme ndihmon në hedhjen jashtë trupit të mbetjeve të panevojshme.

Përshpejton dobësimin duke minimizuar oreksin dhe duke shtuar ndjesinë e ngopjes. Bashkë me një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar uji është një ndërprerës i mirë i oreksit. Veçanërisht uji i konsumuar para vakteve ndikon shumë për një dobësim më efektiv.

Fundamenti

Parandalon kapsllëkun duke përshpejtuar lëvizjet e zorrëve.

Rrit rimtin e matabolizmit duke ndihmuar kështu dyfish në rënien në peshë.

Ndihmon në hedhjen jashtë trupit të mbetjeve të formuara gjatë djegies së yndyrave.

Dehidrimi

Dehidrimi, ose humbja e sasive të mëdha të ujit nga organizmi, sjell shumë probleme shëndetësore. Trupi i dehidruar mundohet të ruajë ujin e mbetur në organizëm. Si pasojë urinon më pak, minimizohet vëllimi i gjakut dhe shihet një rënie tensioni. Pakësimi i ujit në trup sjell me vete sëmundje të ndryshme në sistemin e tretjes, në të menduarit, në lëvizjet si dhe dhimbje koke. Madje pas një etjeje të gjatë dhe pas humbjes së 15 për qind të ujit të trupit njeriu mund të hyjë në koma ose të vdesë.

Dhalli dhe lëngjet e tjera mund të zëvendësojnë ujin por asnjëherë nuk mund të zënë vendin e tij plotësisht. E rëndësishme është të konsumohen në mënyrë të ekuilibruar. Uji është i vetmi lëng pa kalori dhe kafeinë. Nëse konsumoni më shumë nga lëngjet e tjera atëherë do të merrni me shumicë kalori ose kafeinë.

As uji nuk duhet tepruar

Ashtu siç konsumimi i pakët i ujit është i dëmshëm për trupin e njeriut edhe konsumimi i tepërt sjell pasoja negative. Uji i tepërt ndikon në funksionimin e tepërt të veshkave dhe prishjen ekuilibrit të natriumit, kaliumit dhe mineraleve të tjera. Prandaj nuk sugjerohet konsumimi i më shumë se 2-3 litrave në ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.