FIDANISHTJA

Dobitë shëndetësore të qepës, ja përdorimet më të zakonshme jashtë kuzhinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndonëse jo të gjithë mund të mos e pëlqejnë apo konsumojnë, përfitimet nga qepa janë të ditura nga thuajse të gjithë.

Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori dhe vitamina. Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës .

Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve respiratore.

FIDANISHTJA

Ju mund të bëni gjithashtu gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh. Përdorimi i qepëve është shumë i përhapur edhe në industrinë e kozmetikës. Qepa përmban sulfur.

Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet. Qepa njihet gjithashtu si një afrodiziak shumë aktiv.Me poshte do te lexoni dhe 6 perdorime te tjera te qepes jashte kuzhines !

1. Ju lehtëson dhimbjet e veshit
Në një leckë ta pastër vendosni pak qepë. Mbajeni gjatë gjithë natës në brendësi të veshit, dhe vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të qepës do të parandalojnë infeksionin
2. Shëron djegiet e shkaktuara në kuzhine dhe djegiet nga dielli
Qepa do të lehtesojë dhimbjen në çast dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit pa lënë shenja.
3. Zbeh shenjat e plagëve
Me një garzë apo peshqir me qepë mbuloni pjesën ku jeni vrarë dhe ju ka mbetur shenjë. Brenda pak kohësh shenjat nuk do të jenë më.
4. Konsumi i qepëve ndikon pozitivisht në organzimin tuaj, duke ju mbrojtur nga virozat e stinës.
5. Qepë për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim
Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme duke parandaluar irritimet apo puçrrat.
6. Ul temperaturën
Mbushini çorapet tuaja me qepë dhe vishini. Brenda pak minutave temperature do t’ju ulet.
7. Qetëson lëkurën nga pickimet e grerëzave apo insekteve të tjera
Nëse një bletë ose grenzë ju pickon vetitë anti-inflamatore të qepës do të parandalojnë një reaksion alergjik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.