Dobitë nga çaji i zi
Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit.
Përsa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi vlen të përmenden:
Zhvillimi i sistemit kardiovaskular
Studiuesit shprehen se konsumi i çajit të zi parandalon sëmundjet kardiovaskulare si rezultat i antioksidantëve si flavonoidet që gjenden të çaji i zi. Ato bëjnë të mundur parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq. Dëmtimi në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe muret e arteries reduktohen dhe për rrjedhojë dhe semundjet e zemres do te reduktohen. Në të njëjtën formë përmbajtja e magnezit dhe polifenolëve reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke mbajtur muskujt e zemrës të shëndetshëm dhe aktiv
Parandalon kancerin
Antioksidantët si polifenolet që gjenden te çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, te mushkrisë ose të fshikzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojne duhanin. Çaji i zi paranadalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.
Nxit sistemin imun
Ështe e rëndësishme që ju të keni një sistem imun të fortë në mënyrë që të mund të luftoni viruset apo bakteret e ndryshme që tentojnë të futen në trupin tuaj duke shkaktuar sëmundje. Substanca të njohura si tanina dhe që gjenden te çaji i zi kanë veti të luftojnë viruse si temperatura, i ftohti, dizenteria ose hepatitet. Antigjenet alkamine që janë prezente te çaji i zi nxisin përgjigjet imune të trupit. Çdo person duhet të konsumojë 3 deri në 4 filxhan çaji të zi në ditë për të reduktuar inflamacionin si dhe patogjene të dëmshme.


