Hidromorava

Dobitë e farave të rrushit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mos i injoroni farat e rrushit, njihuni me vetitë e tyre kuruese… Edhe pse shumë njerëz zgjedhin t’i hedhin për shkak të shijes së tyre të hidhur, farat e rrushit janë shumë të shëndetshme dhe kanë shumë veti kuruese që do të ishte mirë të mos i injoroni.

Përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, na ndihmojnë të dukemi më të rinj, të humbasim peshë si dhe të parandalojmë një sërë sëmundjesh. Më poshtë po ju listojmë 8 arsye se pse duhet të konsumoni farat e rrushit.

Antioksidantë

Farat e rrushit përveçse janë antioksidantë shumë të mirë, janë të pasur gjithashtu me vitaminë C dhe beta-karoten

Parandalimi i kancerit

Pikërisht për shkak të vetive antioksiduese farat e rrushit janë shumë të mirë për të parandaluar kancerin. Disa studime kanë provuar efikasitetin e tyre veçanërisht tek kanceri i lëkurës, i prostatës dhe i gjoksit.

Depurativë

Farat e rrushit u këshillohen veçanërisht duhanpirësve, pasi ndihmojnë në pastrimin e gjakut duke eliminuar efektet e duhanit. Përpos kësaj, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe të efekteve të tij.

Qarkullimi i gjakut

Uji Dea

Favorizojnë qarkullimin e gjakut duke pastruar dhe riforcuar enët e saj dhe në këtë mënyrë parandalojnë trombozat e mundshme. Përpos kësaj, rregullon presionin, duke mbajtur nën kontroll hipertensionin dhe sëmundjet kardiake.

Antibakterial dhe anti-inflamator

Përdoren shpesh kundër inflamacioneve dhe infeksioneve. Mund të përdoren gjithashtu kundër kolitit, sinozitit dhe gastritit.

Rënia e flokëve

Përforcojnë rrënjën duke favorizuar qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e kokës.

Shikimi

Falë niveleve të larta të vitaminës E, farat e rrushit mund të përmirësojnë dukshëm shikimin duke ju larguar ndjesinë e lodhjes së syve.

Lëkura

Farat e rrushit janë të pasura me kolagjen dhe resveratrol, dy elementë thelbësorë për të bllokuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.