Hidromorava

Dobësohuni me kungulleshkë, perime që ka pak kalori, është shëruese dhe e shëndetshme

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Dobësohuni me kungulleshkë, perime që ka pak kalori, është shëruese dhe e shëndetshme
Kungulleshkat janë burim për mangan dhe vitamina C, e po ashtu edhe për magnez, vitamina A, kalium, fibra ushqyese, acid folik, bakër dhe vitamina B2.

Magnezi luan rol të rëndësishëm në parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru, e bashkë me kalium luan rol të hatashëm në rregullimin e shtypjes së gjakut. Antioksiduesit si vitamina C dhe betakarotinë, parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe pjesërisht ulin rrezikun për arterosklerozë.

Acidi folik merr pjesë në rregullimin e nivelit të homocisteinës, derisa fibrat ushqyese ndikojnë në uljen e kolesterolit. Kjo perime përmban edhe një sasi të ulët me kalori (17 kalori në 100 gramë) dhe kështu ju preferohet për dietë dhe për humbje në peshë.

Mobi Casa

Pos kësaj, kungulleshkat janë diuretik natyral, e në mjekësinë popullore përdoret për hedhjen e lëngjeve shtesë nga organizmi, e besohet se që edhe e ulin kolesterolin dhe e pastrojnë gjakun, po ashtu e përmirësojnë edhe përqendrimin.

Po ashtu përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme me vitamina C. Konsumi i lartë me fibra ndikon në zbrazjen e zorrëve, e me vetë këtë heq edhe helmet nga organizmi.